Në këtë forum morën pjesë: doc. dr. Fatmire Lumani, prof. dr. Ylber Sela, dhe mr. Agim Nuhiu, mësimdhënës në Fakultetin Juridik të USHT-së, Sasho Klekovski - drejtor i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe Muhamet Toçi nga Shoqata joqeveritare ,,Meseçina.
Instituti për Bashkëpunim Ndërkombëtar i USHT-së, në bashkëpunim me Shoqatën joqeveritare ,,Meseçina, gjatë ditës së sotme organizuan forum, me temë: "Mbrojtja nga diskriminimi në legjislacionin e Maqedonisë".
Në këtë forum morën pjesë: doc. dr. Fatmire Lumani, prof. dr. Ylber Sela, dhe mr. Agim Nuhiu, mësimdhënës në Fakultetin Juridik të USHT-së, Sasho Klekovski - drejtor i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe Muhamet Toçi nga Shoqata joqeveritare ,,Meseçina.
Mr. Agim Nuhiu, në fjalën e tij theksoi se përkundër sjelljes së Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, në Maqedoni ekziston fenomeni i diskriminimit mbi baza të ndryshme, kurse forma dominante është diskriminimi mbi baza të përkatësisë etnike. ,,Diskriminimi në baza etnike vërehet si në zgjidhjet ligjore në ligjet e miratuara, po ashtu edhe në implementimin e tyre.
Ky fenomen është i varur nga raportet shoqërore të formësuara nga trendët konfliktuaoze midis dy etniteteve më të mëdha në vend, shqiptarëve dhe maqedonasve, theksoi Nuhiu.
Ligjëruesja tjetër në Fakultetin Juridik të USHT-së, doc. dr. Fatmire Lumani, në fjalën e saj u ndal në diskriminim që bëhet në baza gjinore. ,,Pozita e gruas në jetën shoqërore- politike është inferiore dhe e ndikuar nga fenomeni i diskriminimit.
Përkundër faktit se ekziston zgjidhje ligjore për mbrojtje nga diskriminimi mbi bazë të përkatësisë gjinore, ky fenomen ekziston në implementimin e një sërë ligjesh që u referohen çështjeve kulturore, arsimore, sociale dhe të marrëdhënieve të punës, theksoi doc. dr. Fatmire Lumani.
Sipas prof. dr. Ylber Sela, respektimi i lirive, të drejtave të njeriut dhe qytetarit dhe mbrojtja institucionale nga diskriminimi është një ndër sfidat e Maqedonisë në rrugën e integrimit evropian.
Sipas tij, Maqedonia akoma nuk e ka arritur konsolidimin e plotë demokratik për të funksionuar si shtet juridik, me ekonomi të lirë të tregut dhe ku do të ketë respektim të plotë të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit pa kurrfarë dallimi.
Drejtori i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtarë, Sasho Klekovski, theksoi se Maqedonia e ka përmbushur edhe një detyrim në pikëpamje formale, duke sjellë ligjin për mbrojtje nga diskriminimi.
"Është detyrim i institucioneve të sistemit, shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarëve për ta ndryshuar mentalitetin udhëheqës në vend dhe për të ndihmuar në eliminimin e diskriminimit nga cilado bazë qoftë nga jeta e përditshme, tha Klekovski.
Në këtë forum me pyetjet e tyre u inkuadruan edhe studentë të USHT-së, pjesëmarrës në këtë forum.