Ministri irakian i Naftës, Husein al Shahristani, ka marrë pjesë në ceremoninë nënshkruese së bashku me Ministrinë e Energjisë së Turqisë, Taner Jaldiz, transmeton REL.
Iraku sot ka nënshkruar një marrëveshje me Turqinë që të shtyjë për 15 vjet shfrytëzimin e tubit kryesor që lidh tokat veriore irakiane me naftë me portin mesdhetar të Xhejhanit.
Ripërtëritja e marrëveshjes ekzistuese të cilës i kishte kaluar afati në muajin mars, u bë pas negociatave të gjata.
Ministri irakian i Naftës, Husein al Shahristani, ka marrë pjesë në ceremoninë nënshkruese së bashku me Ministrinë e Energjisë së Turqisë, Taner Jaldiz, transmeton REL.
Ministri irakian tha se Turqia ka dhënë garanci se nuk do të lejojë që nafta të konfiskohet nga një palë e tretë dhe se çmimi që Bagdadi duhet të paguajë është rritur nga 75 centë në 1 dollar për një fuçi.
Ministri irakian tha gjithashtu se sasia e naftës së Irakut që do kalojë nëpër këtë tub së shpejti do të dyfishohet, duke arritur në një milion fuçi në ditë.