E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kjo kompani ajrore planifikon blerjen e disa aeroplanëve të rinj, me qëllim që të jenë më konkurrent në tregun vendas dhe rajonal, gjë për të cilin do të ofrojnë paketa të reja për fluturime në të gjitha destinacionet botërore.
Bileta mė tė lira pėr fluturimet ēarter nė Evropė





Me çmime 15 deri 20 për qind më të lira të biletave, kompania ajrore MAT Airways paralajmëroi hapjen e linjave të reja çarter nga Shkupi drejt qyteteve kryesore të Evropës. Sipas drejtuesve të kësaj kompanie, synim i tyre kryesor është rikthimi i besimit të udhëtarëve në kompanitë vendore ajrore, dhe pikërisht për këtë qëllim, linjat e reja çarter drejt metropoleve evropiane e bëjnë këtë kompani më konkurrente në treg.

“Prej 29 shtator Mat Airways fillon me fluturime çarter në të gjitha destinacionet evropiane. Destinacione kryesore të MAT AIRWAYS do të jenë Cyrihu me fluturime 5 herë në javë, Duseldorfi dy herë në javë, të mërkurën dhe të shtunën. Pastaj do fluturojmë për Berlin, Hamburg, Romë dhe Milano, mendojmë dhe për Kopenhagën dhe Oslon”, tha për Alsat-M Sabri Aliu, drejtor komercial i MAT AIRWAYS.

Kjo kompani ajrore planifikon blerjen e disa aeroplanëve të rinj, me qëllim që të jenë më konkurrent në tregun vendas dhe rajonal, gjë për të cilin do të ofrojnë paketa të reja për fluturime në të gjitha destinacionet botërore.

“MAT AIRWAYS” është në bisedime edhe për blerjen e një aeroplani Boeing 737. Kështu që mendojmë që me “MAT AIRWAYS” t’u mundësojmë udhëtarëve të Maqedonisë të udhëtojnë me çmime të mira dhe ngadalë ta kthejmë tregun në kompaninë vendore”, shtoi Aliu.

Për 3 apo 4 vjet, MAT Airways planifikon të bëhen kompani kombëtare në Maqedoni, e cila do të ofrojë shërbime të rregullta për qytetarët e vendit.

Publikuar: 20.09.2010 | 22:11
Lexuar: 667 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
noki (24/08/2011 16:18:56) me fal a ka mundesi me dit sa kushtojn biletat me 28.08.2011 nese ka mundesi me tregoni ok

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime