E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gajtner duhet të kumtojë se si administrata e re planifikon t'i shfrytëzojë 350 miliardë dollarët e mbetur nga programi për ndihmë sistemit financiar në vlerë prej 700 miliardë dollarësh.
Plani amerikan pėr shpėtimin e bankave do tė zbulohet nesėr










Administrata e presidentit të SHBA-së, Barak Obama e shtyu për një ditë shpalljen e planit të shumëpritur për shpëtimin e bankave dhe u bëri thirrje ligjdhënësve t'i tejkalojnë dallimet për pakon e madhe për stimulimin e ekonomisë, transmetuan agjencitë botërore.

Ministri i Financave i SHBA-së, Timoti Gajtner nesër do t'i paraqesë pikat kryesore të planit, kumtoi Ministria e Financave.

Paraprakisht ishte kumtuar se Gajtner sot do t'i prezantojë masat e reja. Shtyerja është bërë në mënyrë që Senati, para votimit të martën, ta shqyrtojë planin për ndihmë të ekonomisë, vërejtën agjencitë.

Plani për stimulim të ekonomisë dhe shpëtim të bankave është element kyç i strategjisë së presidentit Barak Obama për ballafaqim me krizën më serioze financiare në SHBA, që nga koha e Depresionit të madh.

Gajtner duhet të kumtojë se si administrata e re planifikon t'i shfrytëzojë 350 miliardë dollarët e mbetur nga programi për ndihmë sistemit financiar në vlerë prej 700 miliardë dollarësh.

Publikuar: 09.02.2009 | 12:53
Lexuar: 417 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime