E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Oda Ekonomike e Maqedonisë së bashku me Shoqatën maqedonase për mbrojtje gjatë punës do të organizojë një sërë trajnimesh për kompanitë me qëllim që në mënyrë sektoriale t'ua ofrojë obligimet nga Ligji për mbrojtje gjatë punës që ata duhet ta implementojnë.
OEM-ja organizon trajnime pėr kompanitė pėr implementimin e Ligjit pėr siguri gjatė punės





Risi në ligjin që kompanitë do të duhet ta realizojnë është deklarata për siguri, gjegjësisht vlerësimi për rrezik, me të cilën punëdhënësi thekson se cila janë rreziqet gjegjësisht vendet ku do të mund të ndodhin fatkeqësi të caktuara gjatë procesitë të punës. Element përbërës të deklaratës është edhe plani dhe aktivitetet se si këto rreziqe të sillen deri në nivel të pranueshëm të rrezikut.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Maqedonisë për mbrojtje gjatë punës, Millan Petkovski, vlerësimi për rrezik është me interes të kompanive dhe nëse punëdhënësi nuk e bën atëherë ai shkon vetë kundër vetes për shkak se në qoftë se ndodh fatkeqësi në punë atëherë një prej dokumentave të cilët do t'i kërkohen është deklarata për siguri. Nga ana tjetër, nëse deklarata është bërë në mënyrë joprofesionale, atëherë punëdhënësi sërish do të duhet ta bëjë dhe t'i nënshtrohet shpenzimeve plotësuese.

Ai theksoi se përpunimi i vlerësimit të rrezikut ka edhe arsyeshmëria ekonomike sepse një analizë e shoqatës ka treguar se gjatë fatkeqësisë në vendin e punës pas të cilës punëtori mungon tre muaj nga puna punëdhënësit do t'i kushtojë rreth 120 mijë denarë.

"Duke vlerësuar dhe duke u tejkaluar rreziqet në vendin e punës vijmë deri në sipërmarrje më stabile, punonjës më të kënaqur dhe i zvogëlojmë shpenzimet e drejtëpërdrejta të shtetit përmes pagesës së shpenzimeve lidhur me sëmurjet ose lëndimet në vendin e punës", theksoi petkovski në konferencën për shtyp në Odën Ekonomike të Maqedonisë.

Zbatimi i ligjit ka implikime të caktuara financiare ndaj kompanive, por Petkovski thekson se në qoftë se në mënyrë cilësore bëhet analizë e rrezikut në këtë rast shpenzimet do të jenë minimale.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë theksojnë se e mbështesin Ligjin për siguri gjatë punës për shkak se me implementimin e tij do të afrohemi drejt legjislacionit evropian, ndërsa kompanitë do të punojnë sipas normave evropiane.

Ligji për siguri gjatë punës është miratuar në vitin 2007 dhe në të janë transportuar direktivat e Bashkimit Evropian.

Publikuar: 21.09.2010 | 08:59
Lexuar: 589 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime