Sipas të dhënave më të reja tashmë jetën e humbën 128 persona, kumtuan agjencitë. Kryeministri kumtoi për ndihmën e ndarë urgjente prej 10 milionë dollarëve australianë (shtatë milionë dollarë amerikanë) dhe premtoi se armata do të kyçet në luftën me zjarrin dhe në pastrimin e mbeturinave.
Po rritet numri i viktimave nga zjarret e mëdha pyjore, që shpërthyen gjatë ditëve të fundit në pjesën jugore të Australisë. Sipas të dhënave më të reja tashmë jetën e humbën 128 persona, kumtuan agjencitë.
Së paku rreth shtatë qind të shtëpive janë shkatërruar. Zjarri, i cili tashmë disa ditë po ka shpërthyer në shtetin Viktoria, në disa raste kaploi lagje të tëra. Mbi 5.000 banorë të shtetit të Viktorias janë të detyruar t'i braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa disa prej tyre mbetën edhe pa shtëpi.
Janë hapur kampe dhe qendra pranimi për ndihmë të të pësuarve.
Janë djegur rreth 330 hektarë pyje. Janë rrënuar përafërsisht 750 shtëpi. Stihia e zjarrit është ndër më të rëndat në historinë e kontinentit.
"Ferri me tërë vrullshmërinë e tij u hodh mbi njerëzit e Viktorisë", tha kryeministri Kevin Rid, i cili i vizitoi rajonet e goditura. "Kjo është tragjedi e madhe për tërë kombin", deklaroi ai.
Kryeministri kumtoi për ndihmën e ndarë urgjente prej 10 milionë dollarëve australianë (shtatë milionë dollarë amerikanë) dhe premtoi se armata do të kyçet në luftën me zjarrin dhe në pastrimin e mbeturinave.
Lufta me zjarret po ndërlikohet nga temperaturat e larta dhe erërat e fuqishme.