E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Domatja, patëllxhani i kaltër dhe specat janë ushqimet që gjatë këtyre ditëve më së shpeshti gjenden në tryezën tuaj të bukës. Që vitaminat dhe mineralet e tyre t’i shfrytëzoni sa më mirë, duhet ditur kur dhe si t’i përgatisni ato.
Specat shuajnė etjen


Domatja

Kjo perime është e pasur me vitaminat C, E, beta karotinë, magnez, kalium dhe fosfor, ndërsa ka shumë pak kalori. Përmban bioflavonoidet likopen, që parandalojnë disa lloje të kancerit ngase parandalon ndikimin e radikalëve të lirë. Kaliumi mbron enët e gjakut dhe zemrën, ndërsa më së miri për qelizat tona do të ishte nëse i shtoni edhe pak vaj ulliri.

Lëngu i domates me përmbajtje të kaliumit ul shtypjen e gjakut si dhe ndihmon në sekretimin e lëngjeve të zorrëve, që do të thotë se është i hatashëm për tretjen e ushqimit. Po ashtu parandalon edhe sëmundjet reumatoide, gihtit, sëmundjet e veshkave dhe të zemrës.

Lëngu nga domatet është një pije që pastron gjakun dhe ripërtërin mineralet.

Po ashtu pasuron ushqimet, supën, soset dhe është i shkëlqyeshëm për makarona.

Patëllxhani i kaltër

Kjo perime në mënyrë të shkëlqyeshme qetëson organizmin, mbron mëlçinë dhe parandalon shfaqjen e anemisë. Është i shijshëm dhe ngop organizmin, ndërsa është shumë i çmueshëm ngase posedon vitaminat A dhe E, po ashtu është i pasur me proteina dhe karbohidrate, kalium dhe beta karotinë.

Gjatë blerjes kini kujdes që fryti të jetë i fortë, pa lëvore të dëmtuar si dhe le të jenë më të vegjël ngase posedojnë më pak fara dhe me siguri se më pak janë të hidhur. Tek frutat e reja nuk duhet ta qëroni lëvoren, ndërsa nëse e piqni në furrë në disa vende duhet shpuar me pirun në disa vende në mënyrë që të mos pëlcasë. Në mënyrë të shkëlqyeshme kombinohet edhe me perimet e tjera, speca, domate...etj.

Posedon shumë pak kalori dhe ngop shumë shpejtë dhe për një kohë të gjatë.

Specat

Vlerat e specave qofshin ata të freskët apo të thatë është se përmbajnë shumë vitamina C dhe janë pikantë, që shtojnë oreksin dhe tretin lëngjet e lukthit e në këtë mënyrë shpejtohet edhe procesi i tretjes. Përmban shumë ujë, vitamina, kalium, fosfor dhe magnez.

Freskon dhe forcon lukthin, zgjeron enët e gjakut, ruan mëlçinë, ndikon edhe si dezinfektues, kundër reumës dhe shuan etjen. Po ashtu përmirëson qarkullimin e gjakut, ngase është e pasur edhe me ujë, si dhe ndihmon në largimin e dhjamit. Po ashtu edhe tek ushqimet e tjera shton shijen

Publikuar: 21.09.2010 | 10:47
Lexuar: 799 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
albert (04/01/2011 21:55:25) jeni shum te mir se me te vertet perimet duhet perdorur gjdo dit per nje shendet te mir tung
dona (05/01/2011 16:32:51) tung perimet jane me te mirat gjithashtu ndikojn edhe per nje diet te shendetshme
linda (05/01/2011 16:36:13) nese ka mundsi nga stafi juaj te me shkruani nje diet si ti humbi 5 kg. nese mundeni menjehere jeni te mrekullueshem

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime