E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas pak na kanë urdhëruar të ecim drejt një ndërtese të madhe 3 katëshe, i ashtuquajturi "Monopol i duhanit", me një sipërfaqe prej afro 300 m2 dhe me oborr të rrethuar. Ndërtesa ishte e rrethuar nga të 3 anët me kodra shkëmbore, kurse oborri ishte i rrethuar me mure të larta e me rrethoja të hekurt...
Masakra e Tivarit vdes njė nga dėshmitarėt e saj












Një nga të paktët dëshmitarë të masakrës së Tivarit, të mbetur ende gjallë, dhe denoncuesi i zëshëm i saj, Azem Hajdini -Xani, 87 vjeç, ndërroi jetë dje në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Azem Hajdini mori pjesë aktive në forcat e armatosura të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, nën udhëheqjen e komandantit Shaban Palluzha. Më pas ai u mobilizua dhe u dërgua në Tivar, ku dhe përjetoi masakrat e njohura të 31 marsit 1945.

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Azemi në fillim punoi nëpunës në Këshillin e vendit në Qirez të Drenicës. Pa shkëputje nga puna mbaroi shkollën fillore, Shkollën e Mesme Ekonomike në Pejë dhe Fakultetin Juridik-Ekonomik në Prishtinë.

Azem Hajdini-Xani ka botuar 8 libra, që i kushtohen kryesisht masakrës së Tivarit, luftës së Shaban Palluzhës për liri dhe çlirim kombëtar si dhe ngjarjeve me peshë të Lëvizjes sonë kombëtare. Për kontribut të veçantë në jetën tonë shoqërore e politike është nderuar me mirënjohje të veçanta nga institucionet dhe shoqatat kombëtare të Kosovës.

Tivari, pak histori

Në fund të marsit 1945, rreth 5 mijë shqiptarë nga Kosova u rekrutuan me pretendimin për të luftuar pushtuesit gjermanë, që mendohej se ishin jashtë Kosovës. Qëllimi, në fakt, mendohet se ishte që ta boshatisnin Kosovën nga forca e rezistencës, para se të hynin forcat partizane jugosllave, të cilat nuk kishin mbështetje në Kosovë.
Pikëmbledhja e këtyre ushtarëve u caktua Prizreni, deri aty ata u drejtuan nga oficerë shqiptarë. Në Prizren të gjithë ushtarët shqiptarët u çarmatosën me arsyetimin se do të lodheshin nga rruga dhe se kur të mbërrinin në front do të pajiseshin me armë moderne angleze. Nga Prizreni shqiptarët u nisën fillimisht për në Mal të Zi, të ndarë në tri grupe, ku të gjithë u masakruan nga ushtria jugosllave. Të mbijetuarit e asaj masakre ishin një numër shumë i vogël fatlumësh që shpëtuan rastësisht.

Fragment nga dëshmia e Azem Hajdinit

"Me të përfunduar të këtij akti mizor, meqë ne ishim në kolonë për 4, në gjatësi prej 5-6 km, e ku mundësia për një shfarosje masive ishte më e vogël, na kanë urdhëruar të ngrihemi në këmbë dhe të qëndrojmë në vend me duar të lidhura mbi kokë.

Pas pak na kanë urdhëruar të ecim drejt një ndërtese të madhe 3 katëshe, i ashtuquajturi "Monopol i duhanit", me një sipërfaqe prej afro 300 m2 dhe me oborr të rrethuar. Ndërtesa ishte e rrethuar nga të 3 anët me kodra shkëmbore, kurse oborri ishte i rrethuar me mure të larta e me rrethoja të hekurt...

Në të hyrë të oborrit ishin 10-15 ushtarë, të cilët me shufra hekuri godisnin në kokë, gjoks apo në shpinë çdo njërin prej nesh... dhe nga këto goditje mbetën të shtrirë për vdekje rreth 100-150 veta.

Pas futjes së shqiptarëve brenda në ndërtesë (rreth 1000 veta) dhe brenda oborrit të rrethuar me mure (2.200-2.500 veta) dhe një pjese tjetër të mbetur në rrugë para oborrit, rreth orës 14.00, ata do të sulmohen nga të katër anët. Shtihej me të gjitha llojet e armëve të zjarrit si: me pushkë automatike, mitralozë, mortaja dhe bomba dore, revole etj, kështu që brenda një ore, gjithë masa e grumbulluar në ato hapsira nuk mbeti në këmbë.

Me këtë rast oborri dhe sheshi u shndërrua në lumë gjaku që i ngjante një kataklizme të vërtetë, ndërsa ndërtesa u shndërrua në gërmadhë, me qindra kufoma shqiptarësh brenda saj.

Kësaj masakre makabre arritën t'i shpëtojnë kryesisht ata që u gjendën në ndërtesë dhe ndonjëri, që kishte rënë në tokë para se të fillojë sulmi. Kufomat e shqiptarëve të vrarë e të masakruar mizorisht gjatë tërë natës së 1/2 prillit u bartën me qerre dhe u hodhën në det për t’u zhdukur nga vendi i krimit."

Publikuar: 21.09.2010 | 14:51
Lexuar: 670 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime