E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndoshta është koha që shqiptarët të mendojnë për insitucione të përbashkëta kulturore në rrafsh kombëtar. Përveç abetares së përbashkët që do të emanciponte prirjet e përbashkëta kulturore të shqiptarëve, pse jo edhe një institucion mbishtetëror të mos formohet, i cili do të ishte centrifuga e të gjitha zhvillimeve kulturore shqiptare në rrafsh kombëtar
Njė herė integrimi brenda vetes, e pastaj me tė tjerėt












Politikat kulturore


Lindita SEJDIU



Integrimi kulturor i popujve ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet e politikave integruese. Në Ballkan, kultura nuk ka mundur të del mbi politikat ditore, madje edhe atëherë kur një pjesë e këtij rajoni funksiononte, si një shtet që quhej RSFJ. Përbashkësia e politikës kulturore të kësaj krijese popujsh e kulturash të ndryshme ishte ideja e ruajtjes së jugosllavizmit, përmes projekteve teatrore, muzikore, televizive etj. Fundja, Ballkani nuk do të quhej Ballkan, po të mos e kishte edhe sindromin e përçarjes, mosdurimit, acarimit etj.

Çdo tentativë për ta rikthyer modelin e vjetër jugosllav në integrimet dhe bashkëpunimet kulturore, siç pretendoi edhe konferenca e paradoditshme, që u mbajt në Shkup, është e destinuar të dështojë. Kulturat nacionale në Ballkan nuk kanë nevojë të homogjenizohen, por ato gjithësesi kanë nevojë të integrohen, brenda një hapësire të përbashkët shpirtërore. Vetëm si të tilla këto hapësira mund të funksionojnë në kuadër të një rrafshi më të gjerë gjeokulturor, siç është Ballkani.

Shqiptarët si popull, me dekada të tëra kanë funksionuar të fragmentarizuar, pa patur mundësi të funksionojnë brenda një hapësire të përbashkët kulturore e shpirtërore. Integrimi i shqiptarëve brenda kësaj hapësire duhet të ndodhë para se të kërkohet nga ata ndonjë integrim më i gjerë. Me fjalë të tjera, shqiptarët duhet të njihen dhe të komunikojnë fillimisht në mes veti, e pastaj të ndërtojnë linja komunikimi e njohjeje me të tjerët. Përceptimi i kodeve të huaja kulturore, para se ky përceptim të ketë ndodhur brenda hapësirës kulturore shqiptare, na duket si një kospomolitizëm i panevojshëm.

Teatri, letërsia, piktura, muzika, arkitektura janë disa nga kontrapunktet kulturore, të cilët mund të krijojnë paradigmën e përbashkët shpirtërore tek shqiptarët. Jo rastësisht, një popull dallohet nga një tjetër sipas këtyre paradigmave dhe është tejet normale, që edhe shqiptarët të komunikojnë me hapësirat tjera kulturore në bazë të këtyre parametrave. Kultura gjermane, fjala vjen, e cila jo rrallë identifikohet me Gëten, Bethovenin, Mocartin etj. në botë përceptohet si një dhe e pandashme, kurse ata që i takojnë kësaj kulture (gjermanët, zviceranët, austriaktë) e kanë një “pasaportë” të përbashkët kulturore me të cilën udhëtojnë në të gjithë botën.

Një piktor që krijon në Tetovë, një kompozitor që kompozon në Tiranë dhe një shkrimtar në Prishtinë nuk kanë arsye të përceptohen, si adresa të vetmuara të hapësirës kulturore. Përkundrazi, krijimtaria e tyre do të duhej të trajtohej, si begati e përbashkët kulturore e shpirtërore, për të cilën do të duhej të ndahen edhe subvencione të veçanta mjetesh financiare nga shtetet përkatëse.

Ndoshta është koha që shqiptarët të mendojnë për institucione të përbashkëta kulturore në rrafsh kombëtar. Përveç abetares së përbashkët, që do të emanciponte prirjet e përbashkëta kulturore të shqiptarëve, pse jo edhe një institucion mbishtetëror të mos formohet, i cili do të ishte centrifuga e të gjitha zhvillimeve kulturore shqiptare në rrafsh kombëtar.

Publikuar: 21.09.2010 | 15:16
Lexuar: 593 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime