Shpresoj që në të ardhmen e afërt kjo komunë ti përket një komune të shek 21 me të gjitha nishanet dhe nevojat që i kanë banorët e saj, deklaroi Simone Filipini, ambasadore e Holandës.
Ambasadorja e Holandës në Maqedoni, Simone Filipini sot vizitoi komunën e Haraçinës. Gjatë takimit me kryetarin e komunës Bastri Bajrami, ajo u shpreh se Haraçina ka një të kaluar shumë të veçantë dhe të mundimshme, andaj investimet në të komunë janë të patjetërsueshme, si në infrastrukturë, arsim po edhe shëndetësi.
Ndërkohë kryetari Bajrami ambasadoren Filipini e njoftoi se nga viti 2001 nuk është bërë asnjë investim kapital për banorët e kësaj komune.
Me kryetarin biseduam për investimet e patjetërsueshme që duhet të bëhen në këtë komunë në një të ardhme e afërt, në infrastrukturën bazore duke përfshitë këtu shkolla, spitale, rrugë, kanalizimin dhe të tjera, dhe shpresoj që kryetari do të arrijë që ti implementon dhe zbaton shumicën e projekteve para se ta përfundojë mandatin.
Shpresoj që në të ardhmen e afërt kjo komunë ti përket një komune të shek 21 me të gjitha nishanet dhe nevojat që i kanë banorët e saj, deklaroi Simone Filipini, ambasadore e Holandës.
Në komunën e Haracinës prej vitit 2001 nuk është bë asnjë investim kapital dhe shpresojmë se edhe ardhja e ambasadores të Holandës këtu vetëm do ti zgjon nga gjumi disa qeveritarë dhe ta kthejnë kokën këtu afër Haracinës 5-6 kilometra një komunë pa kurrfarë infrastrukture, flasim për arsim, për kanalizime, për infrastrukturë etj etj, tha Basri Bajrami, kryetar I komunës së Haraçinës