E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tema kryesore e "Poeteka 6" do të jetë Ballkani, vështruar në problematikën bashkëkohore të artit, komunikimit, integrimit kulturor, shoqëruar këto edhe me vlera të tjera që Ballkani ofron edhe në fusha të tjera.
Ballkani, tema e festivalit tė sivjetėm tė poezisė
- Qendra e festivalit të poezisë "Poeteka", e cila mbahet nga data 4 deri më 10 tetor, nuk do të jetë më Durrësi, qyteti që e krijoi "Poetekën", por Tirana.

Edicioni i gjashtë i "Poetekës" do të jetë si gjithmonë lëvizëse. Brenda Tiranës aktiviteti do të qarkullojë nga Teatri i Metropolit në Fakultetin e Filologjisë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti










"Marin Barleti", shkolla e mesme "Faik Konica", ku në sloganin "Leximi nuk dëmton edhe aq rëndë shëndetin", do të bëhen takime me shkrimtarët e ftuar.

Mikpritëse të "Poetekës" sivjet do të jenë edhe disa studio dhe galeri pikture si ajo e grafistit Mustafa Arapi dhe e piktorit Buron Kaceli, apo edhe galeria "Zenit".

Tema kryesore e "Poeteka 6" do të jetë Ballkani, vështruar në problematikën bashkëkohore të artit, komunikimit, integrimit kulturor, shoqëruar këto edhe me vlera të tjera që Ballkani ofron edhe në fusha të tjera.

Të ftuarit, poetë, piktorë, muzikantë e figura të tjera të kulturës, do të përpiqen të bisedojnë duke kapërcyer kufijtë ngritur mes popujve. Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti vijnë nga 20 shtete të ndryshme të botës si Austria, Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Franca, Gjermania, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Izraeli, Italia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Spanja, Shqipëria, Zvicra, Turqia dhe SHBA.

Poeteka do të prezantojë përkrah njëri-tjetrit autorë të rëndësishëm dhe të njohur si dhe krijues të rinj të artit të fjalës.

Publikuar: 21.09.2010 | 16:16
Lexuar: 600 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime