Nga 60 mijë ndërmarrje të regjistruara deri sot në mesditë vetëm 30 mijë e 700 kanë paraqitur listat, ndërsa gjysma tjetër mbetet që këtë ta bëjë deri nesër në orën 18.00. Novakovic paralajmëron se ata që nuk do të përmbushin detyrimet ligjore do të ballafaqohen me sanksione.
Vetëm 50 % e ndërmarrjeve kanë dërguar listat për rrogat bruto për të punësuarit e tyre, kjo është situata një ditë para përfundimit të afatit ligjor.
Nga 60 mijë ndërmarrje të regjistruara deri sot në mesditë vetëm 30 mijë e 700 kanë paraqitur listat, ndërsa gjysma tjetër mbetet që këtë ta bëjë deri nesër në orën 18.00.
Në bazë të rezultateve të sotme, duke filluar që nesër apo ndoshta edhe gjatë ditës së sotme veçmë kanë marrë ose do të marrin rrogë 159 mijë e 428 të punësuar, kjo e dhënë është në bazë të përllogarijtjeve të dërguara, theksoi Vesna Novakoviç, zëdhënëse e Drejtorisë për të Ardhura Publike.
Novakovic paralajmëron se ata që nuk do të përmbushin detyrimet ligjore do të ballafaqohen me sanksione. Edhe radhët para sporteleve të Drejtorisë për të Ardhura Publike, përfundimisht janë larguar, ndërsa punëdhënësit thonë se sistemi i ri, përskaj defekteve që pësoi javën e kaluar është shumë më praktik.
Funksionon shkëlqyeshëm, nga 128 komintentë i kam kaluar 126-të, në bankë kryhet puna për mrekulli hy dhe dal me një letër, nuk kam fjalë, por kjo që po ndodh brenda është çmenduri, ky problem patjetër të zgjidhet pasi që me 8 kompjuterë nuk shërbehet Shkupi, mungojnë së paku edhe 20 të tjerë, tha një kontabilist.
Sistemi është shumë më efikas, më i thjeshtëzuar, besoj se edhe për Drejtorinë e të Ardhurave Publike edhe për bankat edhe për obliguesit që paguajnë kontributet.
Rrogën bruto deri të premten e kanë marrë 53, 232 punëtorë nga 4000 ndërmarrje.
Naim Vrenezi