Gjithsej nëntë milionë denarë nga Buxheti shtetëror do të shfrytëzohen gjatë këtij viti për mbështetjen e turoperatorëve të cilët do të sjellin turistë në Maqedoni, deklaroi ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi pas takimit të sotëm me punonjësit turistikë dhe hotielierikë. Realizimi i mjeteve do të fillojë pas zgjedhjeve.
Gjithsej nëntë milionë denarë nga Buxheti shtetëror do të shfrytëzohen gjatë këtij viti për mbështetjen e turoperatorëve të cilët do të sjellin turistë në Maqedoni, deklaroi ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi pas takimit të sotëm me punonjësit turistikë dhe hotielierikë. Realizimi i mjeteve do të fillojë pas zgjedhjeve.
"Kjo do të zbatohet në bashkëpunim me të gjithë punonjësit turistikë të Maqedonisë sipas praktikës botërore. Qëllimi është që të gjendet një mënyrë përkatëse për shfrytëzim efektiv të shumës së paraparë. Do të mbështeten bujtjet dhe shpenzimet e tjera të turoperatorëve që të zvogëlohen harxhimet e tyre gjatë tërheqjes së turistëve në Maqedoni", theksoi Besimi.
Maqedonia nuk është vend i cili mund të zhvillojë turizëm masiv edhe kjo, në kushtet e tanishme, mendon Besimi, nuk është aspak hendikap.
"Në përmasa ndërkombëtare, nuk është trend turizimi masiv, por i a.q. alternativ. Ne nga ky aspekt kemi përparësi. Veçanërisht do t'i kisha përmendur vlerat kulturore dhe pasuritë natyrore me të cilat disponojmë. Maqedonia është e pozicionuar në qendër të Ballkanit, që gjithashtu është përparësi", theksoi ministri i Ekonomisë.
Statistika tregon se Maqedoninë në vitin 2007 e kanë vizituar 500.000 turistë që sipas, punonjësve turistikë, është një numër dështues.
"Së bashku me Qeverinë duhet të bëjmë edhe më shumë që ta rrisim këtë numër veçanërisht nëse e dimë se në vendet e tjera turizmi është degë e dytë ekonomike e cila i siguron të ardhurat nga jashtë", deklaroi kryetari i odës turistike Miodrag Atanasievski.
Maqedonia, siç theksoi, ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit që duhet maksimalisht të shfrytëzohet, ndërsa janë të nevojshme edhe reklama të reja dhe promovimi i vendit.
"Nuk jemi të kënaqur nga rezultatet të cilat i kemi arritur nëpër panairet e deritanishme turistike ndërkombëtare. Duhet ta përmirësojmë ofertën nga dy aspekte, edhe nga aspekti i kualitetit edhe nga aspekti i çmimit. Vetëm kështu do të jemi konkurrentë pasi që gjithmonë shikohet prodhimi më i lirë dhe më i mirë. Rreth nesh ka vende të cilat ofrojnë prodhim shumë të mirë turistik dhe ne duhet të luftojmë që të arrijmë këtë", theksoi Atanasievski.
Oferta turistike nënkupton ndërtimin e objekteve të reja, punësimeve të reja, zhvillimin e një industrie të tërë. "Është punë e madhe nëse kemi sukses për këtë. Po planifikojmë ta inkuadrojmë edhe diasporën, përmes investimeve nëpër vendet prej nga rrjedhin emigrantët", tha kryetari i Odës Turistike.
Punonjësit turistikë presin nga shteti që të rregullohet tregu turistik - të dihet saktë cilët janë faktorët, nëse ekzistojnë licenca ato edhe të zbatohen, ndërsa kategorizimi i hoteleve të jetë sipas standardeve të caktuara dhe të respektohet. Thjesht, thonë, Maqedonia ka prodhim i cili do të lansohet në perëndim dhe që do të jetë konkurrues.
Ata sugjerojnë në të ardhmen që përparësi tu jepen panaireve rajonale pasi që Maqedoninë kryesisht e vizitojnë turistë nga vendet fqinje, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Turqia...
Kriza globale reflekton mbi turizmin. Është zvogëluar numri i pakove turistike edhe për destinacione më atraktive, por, siç theksuan përfaqsuesit e agjencive, këto pasoja edhe priteshin.
Ministri Besimi i cili paralajmëroi takime më të shpeshta me punonjësit hotelierikë, tha se turizmi mbetet një prej prioriteteve të Qeverisë.