E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në vitin 2005, presidenti Klinton themeloi CGI-në për të shndërruar idetë në veprime dhe për të ndihmuar botën për të lëvizur gjendjen aktuale të globalizimit drejt një komuniteti më të integruar të ndarjes së benefiteve, përgjegjësive dhe vlerave.
Liderėt kosovarė takohen me Bill Clintonin dhe kryeministrin e Kuvajtit









Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me presidentin Fatmir Sejdiu, kanë marrë pjesë në takimin vjetor të Nismës Globale Klinton, që mblodhi liderë dhe ish-liderë shtetesh nga e mbarë bota.

E mbështetur në përvojën e presidentit Klinton në jetën publike, Nisma Globale Klinton (Clinton Global Initiative) reflekton besimin që qeveritë kanë nevojë të bashkëpunojnë me sektorin privat, organizatat joqeveritare dhe liderët tjerë globalë për t’u përballur me sfidat më të mëdha botërore.

Në vitin 2005, presidenti Klinton themeloi CGI-në për të shndërruar idetë në veprime dhe për të ndihmuar botën për të lëvizur gjendjen aktuale të globalizimit drejt një komuniteti më të integruar të ndarjes së benefiteve, përgjegjësive dhe vlerave.

Në takim vjetor të Nismës Globale Klinton, që u mbajt sot në Nju Jork, ku kanë marrë pjesë më shumë se 125 liderë dhe ish-liderë shtetesh nga e gjithë bota, 15 fitues të Çmimit Nobel për Paqe, qindra menaxherë globalë ekzekutivë, filantropistë të njohur dhe udhëheqës fondacionesh, drejtorë të organizatave më të shquara joqeveritare dhe anëtarë prominientë të medias botërore, ndër ta edhe kryeministri Thaçi dhe presidenti Sejdiu. Ata kanë takuar shumë liderë vendesh, me të cilët kanë bisduar për aktualitetin politik ndërkombëtar rreth Kosovës.

Gjatë kësaj ceremonie, kryeministri Thaçi dhe Presidenti Sejdiu patën një takim të përzemërt me ish-presidentin amerikan, Bill Klinton, ku u diskutuan tema që kanë të bëjnë me të arriturat e deritanishme dhe mundësitë zhvillimore të Republikës së Kosovës dhe për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Hashim Thaçi, i shoqëruar nga presidenti Sejdiu dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, po sot ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin e Kuvajtit, Sheikh Nasser Al-Sabah.

Temë kryesore e takimit, ishte realiteti politik ndërkombëtar për Kosovën, që është krijuar pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe pas miratimit të Rezolutës për Kosovën nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që e njeh këtë opinion.

Liderët shtetëror të Kosovës, gjatë takimit, e ripotencuan kërkesën e tyre për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Kuvajtit,
Kryeministri i KuvajtitKryeministri i Kuvajtit, u shpreh se qeveria që ai drejton mbështetë proceset e zhvillimit dhe prosperimit të Kosovës dhe gjithë rajonit, dhe është në fazën e marrjes së vendimit për njohjen e shtetësisë së Kosovës, në koordinim me shtete e rajonit të Gjirit Persik, që ende nuk e kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës.

Publikuar: 22.09.2010 | 01:05
Lexuar: 442 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime