Ministri Jakupi e inicio këtë takim me qëllim që ta informojë personalisht homologun e tij shqiptar për procesin e zbatimit të Konventës për Trashëgimi Botërore, konkretisht për Trashëgiminë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit si Trashëgimi Botërore e UNESKO-s
Si kryesues i Komitetit Nacional për Trashëgimi natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit si Trashëgimi Botërore të UNESKO-s, Ministri i Ambientit, Nexhati Jakupi organizoi takim bilateral me kolegun e tij Lufter Xhuveli, Ministër i mjedisit jetësor dhe ujërave i Republikës së Shqipërisë me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit bilateral, i cili në kuadër të Komitetit Bilateral për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit dhe Pellgut të tij është i shkëlqyeshëm.
Ministri Jakupi e inicio këtë takim me qëllim që ta informojë personalisht homologun e tij për procesin e zbatimit të Konventës për Trashëgimi Botërore, konkretisht për Trashëgiminë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit si Trashëgimi Botërore e UNESKO-s, si dhe për Raportin e fundit të Organizatës Botërore për natyrën (IUCN) ku njëra nga rekomandimet për Republikën e Maqedonisë është se "vendet inkurajohen që të vendosin trashëgimi natyrore botërore tej kufitare", me çka edhe pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit duhet të përfshihet në UNESKO.
Republika e Maqedonisë me përvojën dhe kapacitetet e saja qëndron në dispozicion për përgatitjen e dosjes edhe për pjesën e Liqenit të Ohrit e cila i takon Republikës së Shqipërisë.