Dietat që kanë shumë karotenoid janë lidhur me zvogëlimin e rrezikut të kancerit të gjirit postmenstrual e gjithashtu edhe kancerit të fshikëzës së urinës, zverkut, prostatës, zorrës, laringut dhe ezofagut.
Karotat
Karotat janë burim shumë i mirë i antioksidanteve potentë të njohur si karotenoid. Dietat që kanë shumë karotenoid janë lidhur me zvogëlimin e rrezikut të kancerit të gjirit postmenstrual e gjithashtu edhe kancerit të fshikëzës së urinës, zverkut, prostatës, zorrës, laringut dhe ezofagut. Në anën tjetër dietat me pak karotenoid janë asociur me sëmundje kronike duke përfshirë këtu sëmundjen e zemrës dhe kancer të ndryshëm. Hulumtimet sugjerojnë që vetëm një karotë në ditë do të zvogëlonte përgjysmë rrezikun e kancerit të mushkërive. Karotat gjithashtu mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të veshkave dhe vezoreve. Përveç që lufton kancerin, materiet ushqyese në karota ndalojnë sëmundjet kardiovaskulare, stimulojnë sistemin imunitar, ndihmojnë shëndetin e zorrëve dhe përkrah shëndetin e veshëve dhe syve.
Hithrat
Po i njëjti bar, i cili është i njohur për prishjen e oborrit të shtëpive ka gjithashtu histori të gjatë të përdorimit si bar shërues në kultura të ndryshme rreth globit. Një filxhan me flet të hithrës ofron 535 për qind të sasisë së rekomanduar të vitaminës K dhe 112 për qind të sasisë së rekomanduar të vitaminës A. Fletët e hithrave, janë gjithashtu burim i mirë i vitaminës C, kalciumit, hekurit, fibrës dhe potasës. Nga të gjitha ushqimet është nga më të pasurit me vitaminë A, në mesin e jeshileve (perimeve jeshile) është burimi më i mirë me beta-karotene.
Brokoli
Vështirë se mund të gjesh ndonjë ushqim tjetër me kaq shumë përbërës natyral që ndihmojnë shëndetin ashtu si brokoli. Një grusht (filxhan) me brokoli të ziera ofron 200 për qind të vitaminës C të rekomanduar (prapë më shumë se portokalli), gati ka po aq vitaminë K, dhe rreth përgjysmë të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës A, së bashku me folate, fibër, sulfur, hekur, vitamina B dhe një mori materiesh tjera ushqyese. Kalori për kalori brokoli përmban gati dy herë më shumë sasi të proteinave sesa bifteku e shumë më shumë fitonutrient mbrojtës.