Në kumtesën për takimin që e publikoi Shtëpia e Bardhë, theksohet se Bajdeni i ka përshëndetur angazhimet e kryeministrit grek për integrim më të shpejtë të vendeve të Evropës Juglindore në institucionet euroatlantike.
Joe Biden: Është e domosdoshme që Athina dhe Shkupi sa më shpejt të gjejnë zgjidhje për emrin
Është e domosdoshme që liderët në Athinë dhe në Shkup sa më shpejt t'i kapërcejnë dallimet rreth çështjes së emrit dhe të arrijnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme, ka porositur nënkryetari i SHBA-së, Xhon Bajden në takimin e mbrëmshëm me kryeministrin grek Jorgos Papandreu në Uashington.
Në kumtesën për takimin që e publikoi Shtëpia e Bardhë, theksohet se Bajdeni i ka përshëndetur angazhimet e kryeministrit grek për integrim më të shpejtë të vendeve të Evropës Juglindore në institucionet euroatlantike.
Papandreu, siç transmetojnë mediat greke ka theksuar se Athina ka vullnet politik për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe se është e paevitueshme përgjigjja përkatëse nga pala tjetër.
Bajden dhe Papandreu kanë biseduar edhe për Kosovën, për relacionet Prishtinë - Beograd, për Qipron dhe për raportet greko-turke.