Në solemnitetin parashikohet që Besimi t'u ndajë edhe dy mirënjohje zejtarëve të njohur, si pjesë e projektit "Mirënjohje për më të suksesshmit".
Ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi sot do të mbajë fjalim në hapjen e Ditëve të zejtarisë.
Në solemnitetin parashikohet që Besimi t'u ndajë edhe dy mirënjohje zejtarëve të njohur, si pjesë e projektit "Mirënjohje për më të suksesshmit".
Sipas Besimit, ideja është që të fillohet me promovimin e zejtarisë, ndërsa nga viti i ardhshëm të krijohet një qendër për trajnimin e zejtarëve.
Projekti përkrahet nga Oda e zejtarëve të Maqedonisë, Ministria e Ekonomisë dhe Oda zejtare "Koblen" nga Gjermania.
Në kuadër të manifestimit do të mbahet edhe Bazari në Çarshinë e Shkupit.