Drejtori kryesor ekzekutiv i bankës "UniKredit" Alesandro Profumo dha dorëheqja nga funksioni, për shkak të skandalit lidhur me aksionarët libianë, si dhe për shkak të rezultateve jo të mira financiare të këtij grupacioni bankar në Itali.
Profumo, i cili është menaxher bankar me stazh më të gjatë në Evropë, nga marrja e funksionit të drejtorit në vitin 1997, arriti ta shndërrojë "UniKredit"-in nga bankë rajonale në institucion bankar panevropian me filiale në 22 vende.
Sipas burimeve në bankë, 53-vjeçari Profumo, i cili është i njohur nën emrat "Zotëri Arrogancë" dhe "Alesandro Grande", dorëheqjen e ka zbardhur në letër të dërguar deri te Këshilli drejtues i "UnikRedit"-it, para mbledhjes së tij të sotme kushtuar investimeve të rritura libiane në bankë.
Pritet që Këshilli drejtues i bankës drejtorit të saj Diter Rampël t'i japë afat prej tre javësh që të emërojë drejtor të ri ekzekutiv. Deri në zgjedhjen e drejtorit të ri ekzekutiv këtë funksion do ta kryej Rampël.
Profumo ishte i akuzuar nga mediat, por edhe nga politikanët lokalë se ka lejuar që Libia ta rrisë pjesën e saj në "UniKredit", e cila ballafaqohet me probleme serioze gjatë krizës financiare.
Sipas të dhënave zyrtare, Banka Qendrore e Libisë dhe Fondit sovran shtetëror libian të Tripolit, posedojnë 7,5 për qind nga aksionet e "UniKredit"-it.
Dorëheqja e Profumos pritet t'i japë goditje plotësuese bankës "UniKredit", e cila edhe ashtu ka rezultate të dobëta financiare në punë.