E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mirëpo, klauzola e lirimit të Ronaldos te Real Madridi është dhjetëfish më e madhe sesa oferta e Manchester Unitedit. Presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez është kundër largimit të portugezit nga "Santiago Bernabeu".
Man. Utd po mendon ta rikthejė Ronaldon





Në raport me procesin integrues të NATO-s, ai e potencoi gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë që ta marrë vendin e merituar në Aleancë, me shpresë se sa më shpejt do të krijoKrerët e Manchester Unitedit po bëjnë gati ofertën për të rikthyer mesfushorin e Real Madridit, portugezin Cristiano Ronalo në Premier League, shkruajnë mediat angleze të martën.

Burimet bëjnë të ditur se trajneri i Manchesterit, sir Alex Ferguson, me çdo kusht dëshiron rikthimin e Ronaldos në "Old Trafford". Për transferimin e Ronaldos 25-vjeçar skuadra angleze ka përgatitur një ofertë prej 100 milionë eurosh, disa milionë më shumë se që Reali pagoi për transferimin e tij verën e shkuar.

Mirëpo, klauzola e lirimit të Ronaldos te Real Madridi është dhjetëfish më e madhe sesa oferta e Manchester Unitedit. Presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez është kundër largimit të portugezit nga "Santiago Bernabeu".

Megjithatë, spekulohet se Ronaldo nuk është i kënaqur në Madrid, pasi po fishkëllehet nga tifozët, që nuk janë të kënaqur me formën e tij aktuale. Në tri xhirot e para të La Ligas ai nuk ka shënuar gol.
Ronaldo me Realin ka kontratë deri në qershorin e vitit 2015 dhe aktualisht është futbollisti më i shtrenjtë në botë, pasi madrilenët për shërbimet e tij kanë paguar një dëmshpërblim prej 94 milionë eurosh.hen kushte dinjitoze për anëtarësim.

Publikuar: 22.09.2010 | 13:36
Lexuar: 270 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime