Sipas ministrit të Ekonomisë Fatmir Besimi zejtaria është segment i rëndësishëm në ekonominë kombëtare dhe duhet të shfrytëzohet potenciali i saj zhvillimor.
Zejtaria është segment i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit dhe paraqet potencial të madh zhvillimor. Duhet t'i jepet mundësi ta zhvillojë potencialin e saj dhe ta ndërmarrë vendin e vërtetë në ekonominë kombëtare, u theksua në hapjen e sotme solemne të manifestimit "Ditët e zejtarisë".
Manifestimi, që mbahet deri më 16 tetor në dhjetëra qytete nëpër shtet, e organizon Oda e zejtarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Odën gjermane të zejtarëve nga Koblenci dhe me mbështetje të Ministrisë së Ekonomisë. Nga Ministria paralajmërojnë se do të përpunohen Strategjia për zhvillim dhe mbështetje të zejtarisë e cila duhet të ndihmojë në pozicionimin e kësaj dege në ekonominë e Maqedonisë.
Sipas ministrit të Ekonomisë Fatmir Besimi zejtaria është segment i rëndësishëm në ekonominë kombëtare dhe duhet të shfrytëzohet potenciali i saj zhvillimor.
"Konsiderojmë se zejtaria ka ekzistuar sipas kushteve që i ka kirjuar tregu por ky potencial nuk është mjaft i shfrytëzuar. Zjetaria mund të ndihmojë në zvogëlimin e numrit të të papunëve dhe të transformohet në potencial të rritjes dhe zhvillimit. Zejtaria mund të jetë edhe mundësi për gjeneratat e reja të cilët dëshirojnë të merren me ndonjë zeje" theksoi Besimi.
Nga Oda gjermane e zejtarëve Koblenc e cila tashmë 10 vite bashkëpunon me odën e Maqedonisë rekomandojnë që shteti t'i japë mundësi zejtarisë ta zhvillojë potencialin e saj.
"Kujdesuni për zejtarinë. Ajo do t'ju jetë mirënjohëse me kontributin e saj në ekonominë kombëtare" apeloi Aleksandar Baden drejtor kryesor ekzekutiv i Odës së zejtarëve Koblenc.
Odave të zejtarëve u rekomandoi t'u japin mbështetje anëtareve të saj dhe t'i kushtohet vëmendje edukimit të kuadrove të reja të cilët dëshirojnë të merren me këtë profesion.
Në kuadër të manifestimit sot Ministria e Ekonomisë i ndau pllaketë për ruajtjen e filigranëve Xheladin Asanit ndërsa Kliment Talevit iu dha pllaketë për ruajtje dhe promovim të përpunimit të margaritarit të Ohrit.
Oda e zejtarëve të Maqedonisë për herë të parë këtë vit ndau shtatë mirënjohje "Zejtari i vitit".
Në Maqedoni prej vitit 1930 ekziston formë organizuese e zejtarive. Për momentin janë regjistruar rreth pesë mijë zeje, por konsiderohet se ky numër është shumë më i madh. Në vitin 2004 është miratuar edhe Ligji për zejtari.