Parakalimi me biçikleta filloi para shatërvanit në Parkun e qytetit dhe lëvizi nëpër bulevardin "Ilindenska" rrugët "Dame Gruev" Maqedonia" dhe "Mito Haxhivasilev - Jasmin" ndërsa përfundojë para BE Info qendrës.
Në kuadër të shënimit të Ditës botërore pa automjete dhe Javës evropiane të lëvizjes, sot u organizua karvan me biçikleta.
Parakalimi me biçikleta, që filloi para fontanës në Parkun e qytetit, lëvizte nëpër bulevardin "Ilinden", rrugët "Dame Gruev", "Maqedonia" dhe "Mito Haxhivasilev - Jasmin", ndërsa përfundoi para BE Info qendrës.
Karvanin e kryesoi euroambasadori Ervan Fuere, i cili pas arritjes para BE Info qendrës deklaroi se sot është ditë e mrekullueshme për qytetarët e Shkupit, që, siç tha, kryeqyteti i është bashkëngjitur kësaj iniciative botërore gjegjësisht më shumë se 2.000 qytete nëpër botë ku shënohet kjo ditë.
"Qëllimi kryesor i kësaj ideje është të zvogëlohet ndotja e ajrit, të mbrohet mjedisi jetësor, si dhe t'i shtyjmë qytetarët më shumë të sportojnë. Në ditën e sotme dëshirojmë të dërgojmë apel që shoferët e automjeteve ta respektojnë sigurinë e biçiklistëve dhe të rriten shtigjet për biçikleta", shtoi Fuere.
Ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Nexhati Jakupi theksoi se mes tjerash, qëllimi i këtij karvani me biçikleta është të zvogëlohen gazërat ndotëse të automjeteve.
"Dëshirojmë t'i nxisim qytetarët në mjediset urbane të përdorin sa më shumë biçikleta dhe në mënyrë maksimale ta zvogëlojnë shfrytëzimin e automjeteve me çka do të japim kontribut të vogël ndaj mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe zvogëlimin e gazrave", tha ministri Jakupi.
Në parakalim morën pjesë edhe nxënës nga shkollat e mesme dhe fillore të Shkupit, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe qytetarë. Ngjarjen e organizuan BE Info qendra, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Qyteti i Shkupit dhe OJQ Iniciativat e qëndrueshme.