Nafta të premten në bursën e Nju-Jorkut u lirua për një dollar në 40,17 dollarë për barel, pasi që Ministria amerikane e punës njoftoi se muajin e ardhshëm në SHBA punën e kanë humbur 598 mijë persona dhe se shkalla e papunësisë u rrit në nivel më të lartë prej viti 1992 në 7,6 për qind.
Çmimi i naftës së papërpunuar ka stagnuar sot në bursën në Nju-Jork në rreth 40 dollarë për barel, ndërisa investuesit i vlerësojnë nga njëra anë shpresat në pakon e madhe të masave stimuluese dhe planin për shpëtimin e bankave në SHBA, ndërsa nga ana tjetër rritjen e papunësisë dhe rënien e dërgesës së "arit të zi".
Çmimi i naftës së "lehtë" amerikane për dërgesat e terminit në mars sot në Bursën ekonomike të Nju-jorkut u zvogëlua në 40,04 dollarë për barel.
"Brenti" evropian në Bursën ndërkombëtare të naftës në Londër, njëkohësisht u shtrenjtua për 34 cent, në 46,55 dollarë për barel.
Nafta të premten në bursën e Nju-Jorkut u lirua për një dollar në 40,17 dollarë për barel, pasi që Ministria amerikane e punës njoftoi se muajin e ardhshëm në SHBA punën e kanë humbur 598 mijë persona dhe se shkalla e papunësisë u rrit në nivel më të lartë prej viti 1992 në 7,6 për qind. Të dhënat për të gjithë vitin 2008 tregojnë se në SHBA pa punë kanë mbetur 2,9 milionë persona.