Nxënësit maqedonas, të shkollës së mesme profesionale Niko Nestor në Strugë, si dhe prindërit dhe profesorët e tyre , nuk heqin dorë nga kërkesa për të mësuar ndaras nga nxënësit shqiptarë. Kundër këtij vendimi, ndërkaq janë shprehur profesorët shqiptarë
Nxënësit maqedonas, të shkollës së mesme profesionale Niko Nestor në Strugë, si dhe prindërit dhe profesorët e tyre , nuk heqin dorë nga kërkesa për të mësuar ndaras nga nxënësit shqiptarë. Drejtoresha e sapoemëruar e kësaj shkolle, Mare Boj]ovska-Saveska, ka shpërndarë një komunikatë për media në të cilën thuhet se Këshilli i profesorëve, përfaqësues të prindërve, të administratës komunale ka marrë vendimin e përkohshëm, që do të ketë vlerë deri në fund të këtij viti shkollor , që nxënësit të mësojnë në ndërrime të ndara mbi baza etnike.
Maqedonasit kërkojnë ndarjen, shqiptaret bashkëjetesën
Kundër këtij vendimi, ndërkaq janë shprehur profesorët shqiptarë, të cilët, siç pohojnë burime brenda takimit, në të cilën mori pjesë edhe ministri Stojanoski, kanë kërkuar nga Ministri i Arsimit që të japë vendim me shkrim për ndarjen e nxënësve në ndërrime etnike. Po, sipas këtyre burimeve Stojanoski nuk ka pranuar që këtë ta bëjë me shkrim, sakaq që është shprehur me gojë në favor të ndarjes së ndërrimeve në baza etnike, duke e arsyetuar këtë qëndrim të tij me krijimin e kushteve të sigurisë në shkollë.
Shkolla e ndarja në baza etnike në Strugë
Nga ana tjetër profesorët shqiptarë kanë propozuar masa për zgjidhjen e situatës, duke I dorëzuar ministrit disa kërkesa, ndërkohë që kundërshtimin e tyre për ndarjen në baza etnike të nxënësve, ndër të tjera e mbështesin edhe me faktin që duan të dëshmojnë se nuk janë shqiptarët ata që provokojnë incidentet ndëretnike dhe që duan ndarje.
Në funksion të zgjidhjes së situatës ndërkaq dje pasdite ishte parashikuar që të mbahej një mbledhje e profesorëve shqiptarë dhe prindërve të nxënësve, në mënyrë që edhe ata të njoftohen me situatën e krijuar dhe me rrugët që duhet të ndiqen për të tejkaluar gjendjen e krijuar.
Qesharaku Stojanovski dhe tendenciozja Savevska
Më mirë është që një ministër të largohet nga posti se sa në Strugë të ketë viktima. Me këtë qëndrim ministri i arsimit Pero Stojanovski ka mbrojtur fuqishëm vendimin e drejtoreshës së shkollës së mesme në Strugë, që atje mësimi të zhvillohet në turne etnike për të penguar rrahjet e shpeshta ndërmjet nxënësve.
Drejtoresha vlerëson se kjo është në të mirën e të gjithë nxënësve dhe ekziston një plan për ndërtimin e mirëbesimit. "Kemi projekte për bashkëjetesë, projekte ku do të marrin pjesë shqiptarë dhe maqedonas. Këto projekte vazhdojnë dhe në këtë periudhë do të jenë me intensitet më të madh.
Ne biseduam me OSBE-në dhe Agjencinë kombëtare për fonde evropiane në arsim, dhe nga to kemi përkrahej të plotë për aplikimin e projekteve ku marrëdhëniet e ndërsjellat ndërmjet nxënësve do të përforcohen dhe rriten jo nëpërmjet rrahjeve por nëpërmjet edukimit", thotë Mare Savevska, drejtoreshë e ShM,"Niko Nestor".
Femi Arifi