Sipas Barosos, përveç dallimeve kulturore dhe kahjeve në të cilat lëvizë mendimi publik edhe në Turqi edhe në Evropë lidhur me çështjen për eurointegrimin e Ankarasë, gjithashtu janë pengesë në procesin e qasjes së vendit në BE. Ai theksoi se do të duhet hollësisht të diskutohet me vendet-anëtare të BE-së në atë temë.
- Kryetari i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso deklaroi se dallimet kulturore janë pengesë për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, lajmëruan mediumet turke.
Baroso, në fjalimin e tij në konferencën në Universitetin Kolumbia, theksoi se vendet nga BE-ja janë mjaft të kujdesshme rreth anëtarësimit të Turqisë në eurozonë. Ai e vlerësoi atë si problem mjaft të madh.
Sipas Barosos, përveç dallimeve kulturore dhe kahjeve në të cilat lëvizë mendimi publik edhe në Turqi edhe në Evropë lidhur me çështjen për eurointegrimin e Ankarasë, gjithashtu janë pengesë në procesin e qasjes së vendit në BE. Ai theksoi se do të duhet hollësisht të diskutohet me vendet-anëtare të BE-së në atë temë.
Kryetari i Komisionit Evropian deklaroi se Turqia akoma nuk i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim dhe se ajo është çështje prioritare.
Në fakt është e çuditshme kur dëgjon kryetarin e Komisionit Evropian të shprehet kundër parimeve bazë të Bashkimit Evropian ku thuhet se dallimet kulturore, racore etj..etnike
janë pasuria e Bashkimit Evropian.
Qeveria turke dhe institucionet tjera tw Turqisw ende nuk janë prononcuar në lidhje me deklaratat e Barosos dhënë para studentëve të Universitetit Kolumbia.