E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për dallimin nga viti 2009 nga manjatët në listën e Forbs-it 400, ata tani disponojnë me më shumë mjete sesa para një viti. Vetëm 84 nga miliarderët kanë humbur një pjesë nga pasuria derisa vitin e kaluar "viktima" në këtë tendencë kanë qenë 314 nga pjesëmarrësit në listë.
Bill Gates mbetet amerikani mė i pasur sipas revistės





Bill Gejts, themeluesi i Majkrosoft-it tashmë 17-të vite me radhë është në krye të listës së Forbs të amerikanëve më të pasur me pasuri prej 54 miliardë dollarë, katër më shumë sesa vitin e kaluar.

Në vendin e dytë të klasifikimit tradicional të revistës është investuesi Uoren Bafet me 45 miliardë dollarë (pesë miliardë më shumë se vitn e kaluar). I treti është themeluesi i Orakël, Lari Elison pasuria e të cilit vlerësohet në 27 miliardë dollarë.

Kristo Uollton, njëri nga trashëguesit e Uollmart është në vendin e katërt me 24 miliardë dollarë.

Për dallimin nga viti 2009 nga manjatët në listën e Forbs-it 400, ata tani disponojnë me më shumë mjete sesa para një viti. Vetëm 84 nga miliarderët kanë humbur një pjesë nga pasuria derisa vitin e kaluar "viktima" në këtë tendencë kanë qenë 314 nga pjesëmarrësit në listë.

Njerëzit nga dhjetë pozicionet e para kanë fituar gjithsej 24,9 miliardë dollarë në llogaritë e tyre. Vitin e kaluar ky grup ka humbur gjithsej 40 miliardë dollarë.

Në të ashtëquajturën e Top-10 nuk ka persona të rinj, por vetëm disa zhvendosje.

Më i moshuari në listën është Dejvid Rokfeler me 2,4 miliardë dollarë pasuri, derisa më i riu është 26-vjeçari Mark Zukerberg (vendin e 35), i cili është themelues i Fejsbukut me pasuri prej 6,9 miliardë dollarë. Opra Vinfri është në vendin e 130 dhe është një nga 42 gratë në listë.

Publikuar: 23.09.2010 | 02:58
Lexuar: 344 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime