Pas e ndjek një djalë 14 vjeçar, Titi, me rrobat tërë zgjyrë, i pashkolluar dhe analfabet. "Eshtë jetim, -thotë Lalaj E kam të çupës. Ma la tremuajsh në derën e shtëpisë dhe shkoi dhe u martua përsëri. E kam larë dhe e kam rritur me duart e mia"
Entela XHERAJ
Ka gjetur një mënyrë tepër "origjinale" për të fituar bukën e gojës. I bie gajdes, instrumentit më të lashtë popullor para se të shpikej klarineta. Shpesh do ta gjeni para monumentit "Skënderbeu", në qendër të Tiranës, ose para Muzeut Historik Kombëtar. Gajden e përgatit vetë, me lëkurë keci të regjur me kujdes. Prodhon për vete dhe për të tjerët. Zanatin ia ka mësuar i ati, Çelo, romi muzikant i njohur në gjithë Pogradecin që kur ishte i vogël fare. Babai, para vdekjes së tij i la âpasuri" dy zanate, me të cilat mundohet të mbajë frymën gjallë. I mësoi jo vetëm artin e të përgatiturit të kësaj vegle qindravjeçare, por edhe i tregoi artin e përdorimit të saj. Mehmet Roko ulet çdo ditë në të njëjtin vend, për të kënaqur veten, por edhe veshin e ndonjë kalimtari i cili tregohet bujar, duke i dhuruar ndonjë qindarkë të rastësishme që i gjendet në xhep. Fillimisht, nguron të flasë për veten, duke lënë të kuptohet se i vjen keq për jetën e hidhur që ka bërë, apo fatin me të cilin e ka përplasur jeta, por më vonë âzhvishet" nga ndrojtja dhe vendin e zënë fjalët.
Gjashtëdhjetëvjeçari thotë me mburrje: "Lalajt, (kështu e quan ai veten) i vijnë anash gjithë gajdexhinjtë që ka Shqipëria për sa i përket interpretimit në këtë vegël të lashtë", dhe në fytyrë i dallohen qartë dy sy të vegjël që i shkëlqejnë nga gëzimi teksa flet për veglën e vogël që mban në duar. "Im atë,- shton ai, - nuk më mësoi vetëm përgatitjen e kësaj vegle, e cila kërkon përkushtim dhe durim të madh, por edhe mënyrën sesi t'i japësh jetë kësaj vegle përmes tingujve. Teksa i bie një melodie tepër të dëgjuar për ne dhe shumë të njohur për të, e cila në përbërje të saj ka notat muzikore të profesionit të gajdexhiut, na drejtohet me pyetjen: "Ja, e dëgjon? Gajdja ime herë qesh e herë qan, herë gëzohet si fëmijë e herë të tjera xhindoset si "aman o zot!" Nuk i jap vetëm frymën gajdes, për të cilën ka aq shumë nevojë, por edhe shpirtin tim. Muzikanti i mirë nëse nuk i jep jetë veglës, çfarëdo qoftë ajo, më mirë ta lërë këtë zanat dhe të mbledhw kanaçka për të nxjerrë bukën e gojës. E dua si fëmijë, pasi më ushqen çdo ditë. Lalaj e ka për turp lypjen dhe kërkon ta nxjerrë bukën e gojës me punëâ¦"
Kohë më parë, plaku gjashtëdhjetëvjeçar i binte klarinetës. Kush i dëgjonte kabatë e tij buzë liqenit të Pogradecit, i mbusheshin sytë me lot. Mjeshtër e shkuar mjeshtërit. Talent brez pas brezi. Shkonte nëpër dasma e gëzime të tjera familjare në fshatin Çërravë, ku banonte dikur. "Them banoja në këtë fshat të vogël, që lidh Pogradecin me Korçën,- thotë me dhimbje gajdexhiu, - pasi shtëpinë, ku kam lindur e rritur pesë fëmijë, ma vodhën me dokumente false. I ligu, që më mori shtëpinë, më dehu me raki dhe unë⦠Firmosa pa dashje. E kam kërkuar nëpër gjyqe të drejtën time, por "Lalaj" nuk ka para dhe, kështu, kam mbetur pa shtëpi. Pas kësaj ngjarjeje, të pestë fëmijët e mi më kanë braktisur dhe nuk më afrohen pranë. Më i madhi prej tyre është mbi dyzet vjeç dhe quhet Aspirant. Eshtë i papunë. Mbledh dhe shet kanoçka në qytetin e Pogradecit. Eshtë e vetmja mënyrë jetese ku ne romët sigurojmë bukën e përditshme."
E quajnë Mehmet Roko(Xhelo). Ka një trup të vogël, imcak, të dobët fizikisht. Po ta vësh në kandar nuk i kalon të 50 kilogramët. "Këpucët" e tij janë një palë shapka të mëdha bojë qielli, që shpesh i tërheq zvarrë në këmbët e zbathura. Në kokë mban një kapele meshini të zezë.
"Erdha në Tiranë, - thotë gajdexhiu. Në Pogradec nuk kishte klientë ose nuk e kuptonin muzikën time. Këtu, të huajt, pataksen pas kësaj vegle të moçme, madje edhe tiranasit. Fitoj 5-6 mije lekë të vjetra në ditë. Sa për të mbajtur frymën gjallë. Nuk kam shtëpi. Fle ku të më zërë nata. Herë nëpër miq dhe herë poshtë urës..."
Dikur Mehmet Roko ka qenë pjesëtar i Estradës së Pogradecit bashkë me gajden e tij. Ishin kohë të lumtura për të. E ndjente veten tamam artist. Por më pas gjithçka u shkatërrua. Fatkeqësitë e gajdexhiut s"kishin të sosur. I vdiq bashkëshortja në moshën 40 vjeçare, duke i lënë pas pesë fëmijë, të cilët i rriti me dhembshuri dhe mundim. Nuk u martua prapë se s"donte t"i silleshin nëpër këmbë gojë të reja për t"i ushqyer.
Lalaj nuk hyn më në kafene, as nuk e vë në buzë gotën e rakisë. Pija e mallkuar i kujton shtëpinë e rrëmbyer padrejtësisht, për të cilën ai nuk ka fuqi financiare të hapë gjyqe pa mbarim. I është dorëzuar fatit dhe Zotit lart në qiell.
Ndërsa bilbili i një polici e detyron forcërisht të largohet nga Sheshi "Skënderbej", Lalaj ç"monton me shpejtësi gajden, mbledh me ngut monedhat e shpërndara mbi trotuar dhe niset me nxitim për s"di se ku.
Pas e ndjek një djalë 14 vjeçar, Titi, me rrobat tërë zgjyrë, i pashkolluar dhe analfabet. "Eshtë jetim, -thotë Lalaj E kam të çupës. Ma la tremuajsh në derën e shtëpisë dhe shkoi dhe u martua përsëri. E kam larë dhe e kam rritur me duart e mia"
E shoh përsëri ditën tjetër gajdexhiun plak në një qoshe të Muzeut Historik Kombëtar. Veglën e ka të zbërthyer. Me durim mundohet t"i mësojë pjesët djalit të vogël. Do të vijë një ditë që plakun do ta lënë sytë dhe krahët, por ama gajdja duhet të vazhdojë të lëshojë tinguj nga një dorë tjetër. Nga dora e Titit jetim. Kështu plaku do të ndjehet i qetë në banesën e fundit. Stafeta e muzikantit duhet të kalojë nga njëri brez në tjetrin. Që të mos shuhet dhe humbasë kurrë kjo vegël e lashtë.