E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Deri në mënjanimin e plotë të mangësive, të mbyllura mbeten gjashtë salla të edukatës fizike dhe atë në fshatin Kosel, Ohër, në shkollën në fshatin Draçevë, në SHF "Dimitar Vllahov" dhe "Goce Dellçev"-Shtip, në SHF "Ardhmëria" - Çair dhe në shkollën rajonale në fshatin Haraçinë.
Pėrmirėsohet gjendja sanitare-higjinekike nė objektet shkollore








Në përgjithësi po përmirësohet gjendja e përgjithshme sanitare-higjienike në objektet shkollore, po respektohen dispozitat ligjore për kryerjen e dezinfektimit parandalues, po bëhen apo janë në vijim kontrollet e detyrueshme shëndetësore-higjienike e të punësuarve, është kryer rinovimi i nyjeve sanitare, sallave të edukatës fizike dhe hapësirave ndihmëse për shfrytëzimin e tyre, tregojnë raportet kontrolluese nga sektorët rajonal të Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor.

Në kumtesën e sotme nga Inspektorati është cekur se gjithsejt janë bërë 354 mbikqyrje, me ç'rast është konstatuar se shkollat në përgjithësi kanë vepruar sipas 232 vendimeve paraprakisht të miratuara, përkatësisht tërësisht janë mënjanuar mangësitë, ndërsa pjesërisht është vepruar sipas 125 vendimeve, për çka shkollave u është dhënë afat plotësues për mënjanimin e mangësive.

Deri në mënjanimin e plotë të mangësive, të mbyllura mbeten gjashtë salla të edukatës fizike dhe atë në fshatin Kosel, Ohër, në shkollën në fshatin Draçevë, në SHF "Dimitar Vllahov" dhe "Goce Dellçev"-Shtip, në SHF "Ardhmëria" - Çair dhe në shkollën rajonale në fshatin Haraçinë.

Nuk do të shfrytëzohen edhe 17 nyje sanitare në fshaton Sokollarcë-Koçanë, SHF "Zdravko Penkovski" dhe "Liman Kaba" - Çair, në fshatin Lubancë, në dy shkolla fillore në komunën e Zajazit, në fshatin Vraneshtnicë, në fshatin Staroec dhe në fshatin Leshnicë, si dhe dy objekte në tërësi në fshatrat Çardakli dhe Likovë dhe katër pjesë të objekteve (klasa) në SHF "Panajot Ginovski" dhe "Vëllezërit Ramiz dhe Hamid" - Çair dhe fjetorja në një kopsht në Manastir.

Pas ndërmarrjes së masave nga ana e Inspektoratit, janë sjellur tetë vendime për mënjanimin e mangësive të konstatuara, më pas janë ndërmarrë dy procedura për padi kundërvajtëse dhe gjashtë procedura për barazim.

Mbikqyrja e rregullt inspektuese në entet arsimore në Maqedoni, inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor i zbaton në pajtim me planin vjetor dhe programin për punë, së paku dy herë në vit.

Praktikë e zakonshme e Inspektoratit, siç qëndron në kumtesë, është të kryhet edhe mbikqyrje e përforcuar inspektuese nëpër objektet shkollore në fund të vitit shkollor dhe në fillim të vitit të ri shkollor, me qëllim që gjatë periudhës së verës të sanohen mangësitë dhe objektet të sillen në gjendje të mirë sanitare-higjienike për vitin e ri shkollor, ndërsa në muajin shtator janë kryer edhe mbikqyrjet kontrolluese.

Publikuar: 23.09.2010 | 15:08
Lexuar: 596 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime