E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas udhëzimit, "kandidatët që në listat e ndërmjetme janë shpallur fitues në një program studimi të një preference të tyre më të lartë se ai i regjistrimit paraprak, do të çregjistrohen nga vetë sekretaritë mësimore nga programi i studimit ku ishin regjistruar më parë.
Shqipėri, regjistrimet e dyta nė 27 shtator









Kandidatët për studentë do të njihen këtë fundjavë me listën e ndërmjetme të fituesve. Procedurat për këtë faze të dytë janë përcaktuar në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sipas të cilit, regjstrimet e ndërmjetme të studentëve fitues nisin më 27 shtator dhe mbyllen më 1 tetor.

Sipas udhëzimit, "kandidatët që në listat e ndërmjetme janë shpallur fitues në një program studimi të një preference të tyre më të lartë se ai i regjistrimit paraprak, do të çregjistrohen nga vetë sekretaritë mësimore nga programi i studimit ku ishin regjistruar më parë.

Këta studentë tërheqin dosjen individuale me dokumentet e cilësuara në pikën 7.2 të këtij udhëzimi nga sekretaritë mësimore ku janë çregjistruar dhe regjistrohen në programin e studimit, në të cilin janë shpallur fitues me listat e ndërmjetme".

Kandidatët, të cilët edhe në listat e ndërmjetme rezultojnë fitues në të njëjtin program studimi, nuk është e nevojshme të regjistrohen. Edhe në këtë fazë, studentët e shpallur për herë të parë fitues, që nuk kryejnë regjistrimin, skualifikohen automatikisht.

Ndërkaq faza përfundimtare e regjistrimit zhvillohet më 6 tetor dhe do të zgjasë deri në tre ditë.

Për studentët kandidatë nga trojet shqiptare jashtë kufijve shtetërore, udhëzimi përcakton se listat e tyre "përjashtuar kandidatët nga Republika e Kosovës, të përcaktuara nga institucionet përgjegjëse të vendeve përkatëse, në përputhje me kuotat e pranimeve të miratuara me vendimin "Për kuotat e pranimit në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, cikli i parë i studimeve me kohë të plotë, si dhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2010-2011", dërgohen nga Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor në MASH, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë deri më 30 shtator 2010".

Administrimi i aplikimeve dhe përzgjedhja e kandidatëve nga Republika e Kosovës bëhet nga universitetet pritëse, mbështetur në notën mesatare të shkollës së mesme dhe koefiçentët e përcaktuar.

Kandidatët shqiptarë nga Republika e Kosovës, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve në datat 4, 5 dhe 6 tetor 2010, duke paraqitur dokumentet përkatëse në gjuhën shqipe e të noterizuara në Republikën e Shqipërisë.

Viti i ri akademik nis më 11 tetor. 12 universitetet publike po vazhdojnë përgatitjet për të pritur rreth 150 mijë studentë, ndërkohë që mbi 20 mijë të rinj të tjerë do të studiojnë në rreth 37 universitete private.

Këtë vit akademik në Arsimin e Lartë Publik do të vazhdojnë studimet e larta në ciklin e parë 11 % më shumë studentë se një vit më parë. Qeveria ka miratuar rreth 23.500 kuota pranimi për studentët e rinj.

Publikuar: 23.09.2010 | 06:32
Lexuar: 605 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime