Kryetari bashkësisë lokale të Hasanbeg, Sejdi Murtezani pengimin e punimeve mbi rrjetin e kanalizimit nga ana e disa banorëve të Hasanbegut e cilësoi të kotë pasi edhe vetë ata do të përfitojnë nga i gjithë projekti.
Kanalizimi i egër, problemi shumëvjeçar i lagjes Hasanbeg së shpejti do të mbetet në të kaluarën pasi aty po ndërtohet rrjet për derdhjen e ujërave të zeza. Kështu deklaroi një ditë pas protestave të qytetarëve të kësaj lagje, deputeti i kësaj zone nga radhët e BDI-së, Safet Neziri.
Ky i fundit thotë se në këtë rrjet do të kyçen të gjitha shtëpitë e kësaj lagjeje duke mos anashkaluar asnjë prej tyre.
"Me ndihmën e ministrit të Ekologjisë, Nexhati Jakupi, i cili është financues i drejtpërdrejt i këtij projekti të kanalizimit, dmth do të zgjidhet një problem të them shekullor i banorëve të Hasanbegut, me çka do të përfshihet komplet Hasanbegu në kanalizimin fekal sekundar edhe atë primar, por njëkohësisht unë kam edhe një apel deri tek baorët e Hasanbegut mos ta pengojnë procesin e kanalizimit të Hasanbegut sepse çdo pengesë do ta prolongon procesin e kryerjes ose përfshierjes komplete të vendbanimit Hsanbeg", fton Safet Neziri, deputet i zonës, BDI.
Edhe kryetari bashkësisë lokale të Hasanbeg, Sejdi Murtezani pengimin e punimeve mbi rrjetin e kanalizimit nga ana e disa banorëve të Hasanbegut e cilësoi të kotë pasi edhe vetë ata do të përfitojnë nga i gjithë projekti.
"I apelojë qytetarët që të mos pengojnë në punimin e kanalizimit për arsye se këtë shumë vite jemi munduar për ta bërë dhe shyqyr që arritën dhe e pane të arsyeshme që të punohet në Hasanbeg dhe të bëhet kanalizimi fekal. Për kanalin kemi biseduar që dale nga dale edhe ai do të pastrohet. Mirpo në kanal tani si të ndërprehet derdhja e ujrave të zeza aty nuk do të ketë problem, atëherë mund të vije uji i pastër dhe ajo do të pastrohet", thotë Sejdi Murtezani, kryetar i BL Hasanbeg.
Dje disa banorë, të irrituar nga fakti se qyteti i Shkupit po i anashkalon ata për ti kyçur në rrjetin e kanalizimit, penguan punimet që po bëhen për kyçjen e fshatit fqinjë Stajkovc në rrjetin kryesor. Ata dje gjatë protestës thanë se nuk janë kundër fshatit fqinjë, por se i irriton neglizhenca e autoriteteve për ti përfshirë edhe ata në këtë projekt të rëndësishëm.
( Valmir Kuçi)