Ekzistimin gjashtëdekadësh Baleti i Maqedonisë do ta shënojë gjatë gjithë vitit 2009, ndërsa shfqja e parë për këtë jubile do të interpretohet sonte - premira e baletit me një akt "Da nobis Pacem" (Na dhuroni paqe) sipas veprës muzikore të kompozitorit të njohur nga Estonia, Arvo Part.

Koreograf dhe skenograf i baletit është Rafael Bjanko nga Italia ndërsa kostumografia është e atdhetares së tij Loredana Kapogreko. Shfqaja do të zgjatë tridhjetë minuta dhe do të shfaqet së bashku me versionin e baletit "Sheherezada" e Nikollaj Rimski Korsakov.
Tema e baletit është e lidhur me shpresën e fundit të njeriut modern, i detyruar që të jetojë një një botë të përçarjeve dhe dhunës. Autori i ndjek nevojat humaniste dhe kosmopolitike për paqe.
"Da nobis Pacem" premierë është shfaqur në Paris në vitin 2007. Publiku i Shkupit sonte do të shikojë pjesën e dytë të këtij projekti i cili me muzikën e korit dhe atë kishtare është më i ngadalshëm dhe më i qetë. Për shkak se nuk është në tërësi ai do të kombinohet me "Sheherezadën". Pjesa e parë e "Da nobis Pacem" është më e gjatë më dinamike dhe teknikisht më e vështirë për interpretim dhe në Shkup do të shfaqet në qershor.
Në shfaqen e sotme do të performojnë Aleksandra Mijallkovsi, Mimi Pop Aleksova, Ivana Kocevska, Sasha Eftimova, Boban Kovaçevski, Igor Veljanoski, Dimitar Çebotar dhe Jan Kasilev.