E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ahmadinexhad sugjeroi në një fjalim se sulmet terroriste të 11 shtatorit, 2001 në Shtetet e Bashkuara, mund të kenë qenë të orkestruara nga elementë brenda qeverisë amerikane.
KB: Diplomatėt braktisėn sallėn kur fliste Ahmadinexhad




Delegacionet nga SHBA, Bashkimi Evropian dhe vendet tjera e kanë lëshuar sallën e Asamblesë së Përgjithshme të KB, pasi presidenti i Iranit, Mahmud

Ahmadinexhad sugjeroi në një fjalim se sulmet terroriste të 11 shtatorit, 2001 në Shtetet e Bashkuara, mund të kenë qenë të orkestruara nga elementë brenda qeverisë amerikane.

Madje para se Ahmadinexhad ta përfundonte fjalimin gjysëm orësh, misioni amerikan në OKB lëshoi një deklaratë ku i dënoi komentet e liderit iranian, duke i quajtur “teori konspirative të kota dhe dokrra antisemitike”.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barak Obama i ka parë komentet si tejet fyese.

Kryediplomatja e BE-së Ketrin Eshton i quajti komentet “të papranueshme”.

Në fjalimin e tij, Ahmadinexhad tha se segmente në qeverinë amerikane mund të kenë qenë të përziera në kryerjen e sulmeve të qq shtatorit, me qëllim që të përmirësohet ekonomia amerikane, të rritet ndikimi amerikan në Lindjen e Mesme dhe të sigurohet mbijetesa e Izraelit.

Publikuar: 24.09.2010 | 08:42
Lexuar: 185 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime