Lajmin e ka bërë të ditur nga salla e Kuvendit, ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili u shpreh se "shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë, Gerëin Bell, më njoftoi se bordi i drejtorëve të FMN-së ka përzgjedhur Shqipërinë si vendin me politika të shëndosha.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përzgjedhur Shqipërinë për të marrë pjesë në një linjë kreditimi që të mos influencohet nga presionet e krizës ekonomike globale.
Lajmin e ka bërë të ditur nga salla e Kuvendit, ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili u shpreh se "shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë, Gerëin Bell, më njoftoi se bordi i drejtorëve të FMN-së ka përzgjedhur Shqipërinë si vendin me politika të shëndosha.
Ndërkohë pozita dhe opozita debatuan në Kuvend për çështjen e votimit të dyfishtë të dekretit të presidentit për ligjin e pronave, një javë më parë. Pas debatit opozita braktisi seancën e sotme plenare, duke deklaruar se nuk mund të pajtohet me shkeljen e parlamentarizmit dhe shkeljen e votës së lirë.