E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Ka rreth tre a katër vjet që kjo po ndodh, ata tregtojnë drogë",- thotë Liscano 55-vjeçar për Rojters, duke qëndruar përpara shtëpisë së tij, teksa policët e njësisë së përforcimit për bandat arrestojnë dhunshëm disa të dyshuar.
Banorėt nė kufirin amerikano-meksikan, sa tė lodhur nga bandat




Ed Stoddard dhe Jessica Rinaldi

Cosme Liscano është lodhur tashmë më bandat, që sillen rreth zonës së qytetit të tij të vogël në Teksas, afër kufirit me Meksikën.

"Ka rreth tre a katër vjet që kjo po ndodh, ata tregtojnë drogë",- thotë Liscano 55-vjeçar për Rojters, duke qëndruar përpara shtëpisë së tij, teksa policët e njësisë së përforcimit për bandat arrestojnë dhunshëm disa të dyshuar.

Teksa dhuna përkeqësohet në kufirin me Meksikën, zyrtarë të përforcimit të ligjit në anën amerikane të kufirit të luginës së Rio Grande, në Jug të Teksasit, thonë se nuk shohin ndonjë ekses kaosi.

Por megjithëse qytezat amerikane të kufirit nuk kanë parë asgjë të ngjashme me gjakderdhjet e disa qyteteve të Meksikës veriore, ku organizatat e drogës janë angazhuar në një luftë masive, që vrau mbi 6 000 veta vitin e kaluar, edhe Jugu i Teksasi ka kohë që është pjesë e krimit të rrugës dhe bandave të trafikantëve.

Megjithëse lidhjet e tyre me bandat meksikane janë shpesh-herë të paqarta, ekzistojnë shqetësime se baronët e drogës së Teksasit të Jugut mund të mbulojnë këtë infrastrukturë kriminale për një mori arsyesh dashakeqe.

Në kontenë gjysmë-rurale të Hildago-s, që shtrihet në veri të lumit Rio Grande, duke ndarë Teksasin nga Meksika, sherifi Guadalupe Trevino mendon se janë të paktën njëzet e katër banda të organizuara që veprojnë, një numër i frikshëm ky për një konte me vetëm 750 000 banorë.

"Kemi një problem serioz me bandat këtu dhe kjo çështje ka kohë ... Mendoj se kemi më shumë banda se çdo konte tjetër e kufirit",- tha Trevino për Rojters.

Gjendja e rëndë e problemit është vështirë të vihet re, ndërsa kalon me makinë përgjatë fushave më agrume ose në rrugët e mbushura me trafik të kufirit. Bandat, zakonisht luftojnë vetëm midis njëra-tjetrës, prandaj qytezat këtu renditen midis më të sigurtave në të gjithë vendin.

Por, duke kaluar në lagjet e varfra, të shkatërruara, shikon makina të shpejta sportive, me pjesëtarë të armatosur rëndë, të njësive elitare policore të përforcimit kundër bandave, që na tregojnë shenjat dalluese të vizatimeve në muret e shtëpive gjysmë të shembura të bandave të ndryshme si "Krenaria e errët" apo "Tri-City Bombers", midis shumë të tjerave që konkurrojnë për influencën e territorit.

Njësia policore ndalon një makinë, shoferi i çalë i së cilës është i veshur me rrecka e i mbushur në tatuazhe. Rezulton se ai mban me vete një sasi të vogël marihuane, megjithëse gjendet në liri me kusht. Kështu ai arrestohet dhe futet në makinë. E çala është si pasojë e një plage të vjetër me armë zjarri.

"Ai thotë se nuk është anëtar i ndonjë bande, por shikoni këto tatuazhe",- thotë një prej policëve të njësisë, që dallon lidhjen në një prej tatuazheve të tij të detajuara. Profesioni i të arrestuarit regjistrohet si punëtor fushash, një punë e rëndë dhe e paguar dobët, që ndoshta e bën mjaft tërheqëse pjesëmarrjen në bandat.

Këto banda, me kulturën e tyre të dhunës, drogës dhe krimeve janë një nga dhimbjet sociale më urgjentë të SHBA-së. Por në zonat kufitare, problemi është aq urgjent sa ka alarmuar agjentët federalë.

"Në shtetet e Bashkuara bandat lokale luajnë një rol madhor në shpërndarjen e drogës që vjen nga Meksika. Në Kaliforninë e jugut ka pasur një bashkëpunim të gjerë midis organizatave latine të drogës dhe bandave lokale",- thotë Matheë J. Desarno, që vepron si shef i njësisë së Rrugëve të Sigurta dhe Bandave, në qendrat e Zyrës Federale të Hetimeve.

"Ne besojmë se edhe bandat e Teksasit po ndjekin atë model (të Kalifornisë jugore) për të vendosur lidhjet me organizatat dhe për të zgjeruar aktivitetin e tyre të biznesit … Bandat bëjnë atë çka është më me fitim për ata",- tha ai për Rojters në telefon.

Në qytete të tjera të vogla si Douglas në Arizona, banda të egërsuara nga Los Angeles po luftojnë për tregjet e drogave, si pjesë e konkurrencës për fitimet e tonëve të drogave, që vijnë çdo muaj nga Meksika.

Banorët në kufirin amerikano-meksikan, sa të lodhur nga bandat
NUK KA NDER MIDIS HAJDUTEVE

Hetuesit e policisë dhe prokurorët thonë se lidhjet ndër-kufitare midis bandave të dy anëve të kufirit përballen me një pengesë më të madhe se lumi Rio Grande: besimin.

Trafikantët tregtojnë me bandat amerikane në disa nivele, por disa gjëra janë të ndara. Biznesi qëndron Brenda familjes.

"Bandat janë një burim për trafikantët, por vetëm një prej tyre dhe jo ai më kryesori. Kam punuar mbi këtë për 37 vjet dhe trafikanti meksikan mbetet një individ shumë provincial. Ai më mirë tregton me një të familjes se sa me të rinjtë që hyjnë në biznes",- thotë sherifi Trevino.

Desarno i FBI-së thotë se trafikantët meksikanë asnjëherë nuk do të kishin besim te bandat amerikane për të sjellë sasi të mëdha parash në Meksikë, në këmbim të mallit të tyre.

Por dallohen shenja shqetësuese të këtij bashkëpunimi ndërkufitar.

Një granatë dore e ndezur, që rezultoi të vinte nga bandat meksikane të drogës, u hodh në bilardon e një bari, që frekuentohej nga oficerë të policisë gjatë kohës së tyre të lirë, në janar, në qytetin e vogël Pharr, të krahinës së Hildago-s. Siguresa ishte lënë në të, ndoshta gabimisht, kështu që granata nuk shpërtheu.

"Granata tregon se ka njëfarë lidhjeje midis bandave tona lokale dhe trafikantëve meksikanë",- thotë sherifi Trevino, megjithëse, sipas tij, intensiteti i bashkëpunimit mbetej i paqartë.

Por një gjë është e sigurt, trafikantët po tregtojnë sasi të mëdha drogash nën hundën e policisë në Teksas.

Në aneksin e sherifit të kontesë së Hildagos, në qytetin e Edinburg-ut, rreth 1500 kilogramë marihuanë e sekuestruar dhe droga të tjera, qëndrojnë në magazinat, në pako të ngjeshura. Ato përfaqësojnë trofetë e disa operacioneve dhe kapjeve, dhe do të kishin një çmim rrugësh prej miliona dollarësh.

"E gjithë kjo vjen nga Meksika",- thotë rreshteri i policisë Aaron Moreno, shef i Njësisë së Përforcimit kundër Drogave, teksa tregonte me gisht nga pakot që lëshonin një erë të fortë e të keqe.

Publikuar: 24.09.2010 | 09:36
Lexuar: 668 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime