E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fituesja, Arnita Beqiraj, në datën 1 tetor niset drejt Londrës, ku do të bëhet fillimisht mbledhja e bukurosheve nga e gjitha bota, për të shkuar më pas në Kinë, nga dhe ku do të mbahet konkursi i Miss World (Miss Bota 2010).
Arnita Beqiraj dhe David Tufa Miss dhe Mister Albania 2010




Miss dhe Mister Albania 2010 ka kurorëzuar mbrëmë fituesit për këtë vit. Kurora e më të bukurës për këtë vit i ka shkuar bukuroshes nga Vlora, Arnita Beqiraj, ndërsa fashën me titullin Mister e mori djali nga Tirana, David Tufa.

Një risi e këtij spektakli ka qenë grimi fare i lehtë i vajzave, kjo për të qenë sa më pranë bukurisë së tyre origjinale.

Fituesja, Arnita Beqiraj, në datën 1 tetor niset drejt Londrës, ku do të bëhet fillimisht mbledhja e bukurosheve nga e gjitha bota, për të shkuar më pas në Kinë, nga dhe ku do të mbahet konkursi i Miss World (Miss Bota 2010).

Juria ka pasur përfaqësues nga fusha të ndryshme: Holta Dulaku, njëkohësisht dhe producente, Valbona Selimllari, Miss-i i parë shqiptar, Pandi Laço, moderator televiziv, Oni Pustina, model, por dhe fitues i çmimit të parë të spektaklit "Dancing with the stars" dhe si rrallë më parë, anëtar jurie ishte edhe trajneri i Kombëtares së futbollit, Xhozef Kuzhe.

Regjisorja Vera Grabocka, ia doli të mos mbetej në kufijtë e një konkursi, por e shndërroi atë në një spektakël të plotë. Të ftuar specialë në mbrëmje kanë qenë: Aurela Gaçe, e cila ka udhëtuar nga Nju-Jorku për të performuar në skenë. Ndërsa Oni Pustina, i cili tashmë mund të quhet dhe një "balerin", ka performuar me shoqëruesen e tij Lindën, në një balet me koreografi të çiftit Enada dhe Gerti Vaso.
Arnita Beqiraj
David Tufa

Publikuar: 24.09.2010 | 01:26
Lexuar: 1080 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
elma (09/12/2010 15:48:42) jeni vertet missa shum te bukur ju lumt

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime