Gjykatësi kushtetues, të cilit komisioni për verifikimin e fakteve i dorëzoi konstatim se deklarata e tij që nuk ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete nuk përputhet me faktet të cilat i ka poseduar Komisioni, të hënën në ora 11 publikisht do të prononcohet para anëtarëve të komisionit.
Komisioni për verifikimine fakteve konfirmoi se askush prej 120 deputetëve në Kuvend nuk ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete, konfirmuan nga Komisioni.
Në bazë të dokumenteve të marra nga Agjencia për zbulim, Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim, zbulimi ushtarak, dhe arkivi shtetëror vërtetuam se të gjithë 120 deputetët nuk kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete, deklaroi, Gjorgji Mallkovski nga Komisioni për lustrim.
Komisioni sipas të gjitha të dhënave dhe fakteve me të cilat disponon, konfirmoi se nuk duhet të ngritet procedurë kundër asnjërit deputet dhe konstatimin e tillë e kanë dorëzura edhe deputetëve.
Gjykatësi kushtetues, të cilit komisioni për verifikimin e fakteve i dorëzoi konstatim se deklarata e tij që nuk ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete nuk përputhet me faktet të cilat i ka poseduar Komisioni, të hënën në ora 11 publikisht do të prononcohet para anëtarëve të komisionit.
Seanca do të jetë publike, përveç atëherë kur do të prezantohen të dhënat e sertifikuara, kur seanca do të jetë e mbyllur për opinionin.
Ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së, Lubço Georgievski dje e akuzoi kryeministrin Nikolla Gruevski se frenon procesin e lustrimit duke mbrojtur një deputet të shumicës parlamentare, për të cilin ka dyshime se ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete.