E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Banorët thonë se uji është ndotur që kur është ndërtuar shkolla e re, gjatë kryerjes së punimeve është dëmtuar kanalizimi dhe uji është turbulluar. Por, një gjë është e paqartë , nëse uji I kësaj çezme është helmues pse atëherë nuk bllokohet.
Nė Vrapēishtė, 100 fėmijė tė infektuar nga uji i pijshėm













Brenda këtij muaji mbi 100 nxënës janë të helmuar nga pirja e ujit të infektuar nga një çezmë afër shkollës fillore në fshatin Vrapçisht. Zëvendësdrejtori i shkollës konfirmoi rastin duke njoftuar se përveç nxënësve, ka të helmuar edhe nga personeli i shkollës dhe banorë të fshatit.

“Po ka, prej 800 nxënësve, 100 kanë pasur problem, janë paraqitur në spital, burim i infeksionit është uji që gjendet jashtë oborit shkollës, përveç nxënësve ka pasur edhe helmim të fshatarëve janë marrë të gjitha masat janë lajmëruar institucinet” tha Kujtim Jusufi, Zv/drejtor i SHF “Vrapcisht”.

Banorët thonë se uji është ndotur që kur është ndërtuar shkolla e re, gjatë kryerjes së punimeve është dëmtuar kanalizimi dhe uji është turbulluar. Por, një gjë është e paqartë , nëse uji I kësaj çezme është helmues pse atëherë nuk bllokohet.

“Që kur është hapur uji gati një muaj është kështu, më parë analizat kan dal pa bakterie, por pasi u bë shkolla nga drejtoria ose ndërmarrja publike, nuk e bën edhe gropë për ujërat e zeza dhe të tualeteve të shkollës” u shpreh një banor.

“Ky uji tani është kështu u habita më than që është helmues, ky uje nuk mbahet mend kur eshte ndërtuar deri tani s’ka qenë kështu drejtpërdrejt prej mali vjen” tha një tjetër banor. Drejtuesi i qendrës të Shëndetit publik, thotë se nga analizat që kanë bërë është konstatuar se uji është i ndotur andaj edhe kanë urdhëruar ndalimin e tij për pije.

“U morën dy mostra një nga uji i fshatit të Vrapcishtit dhe tjetra nga çezma në afërsi të shkollës, pas 48 orëve nxorëm rezultatet dhe konstatuan se tek miostra që morëm tek çezma ekziston ndotje e ujit me bakterie poliforme. Menjëherë pas kësaj e ndaluam ujin për pije nda drejtoria e ushqimit, me një shirit ku shkruan se uji ndalohet sepse është i ndotur, dhe njëkohësisht me telefon e njoftuam drejtorin se fëmijët nuk duhet ta përdorin këtë uj shkaku se është ndotur. Dhe apeloj me këtë rast që uji nuk duhet përdorur sepse është i ndotur dhe është i dëmshëm për shëndetin e tyre”, tha Vojo

Ognjanovski nga Qendra e Shëndetit Publik. Nga Komuna askush nuk u prononcuat lidhur me këtë problem që tashmë është alarmues për banorët e Vrapçishtit. Këtë e vërtetojnë edhe të dhënat e Spitalit të Gostivarit prej nga thonë se afër 80 përqind e pacientëve të pranuar kohëve të fundit janë nga fshati Vrapçisht.
Bashkim Sulejmani

Publikuar: 24.09.2010 | 16:44
Lexuar: 618 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime