E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjithashtu, kryebashkiaku Rama theksoi se Tirana është kthyer tashmë në një kryeqytet modern evropian që zhvillohet dhe rritet çdo ditë e më tepër. "E kemi kthyer Tiranën në një lokomotive që ka transformuar tërisht mënyrën e të parit jo vetëm të vetvetes, por edhe të tërë vendit", tha ai.
Samit Ballkanik/ Rama: E ardhmja evropiane, qėllimi ynė i pėrbashkėt











Gjergji Mima

- Kryebashkiakë nga 32 qytete të vendeve të rajonit të Ballkanit u mblodhën sot në Tiranë në Samitin e 11-të të Miqësisë dhe Bashkëpunimit.

“E ardhmja evropiane është qëllimi ynë i përbashkët”, ju drejtua
kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama të ftuarve në Samitin e
pushteteve vendore, duke shprehur besimin që kjo do të sherbeje për
shkëmbimin e eksperiencave dhe gjetjen e hapësirave të përbashkëta në
trajtimin e çështjeve të përbashkëta.

“Sfida e madhe e Shqipërisë është të bëhet pjesë e Evropës, pasi është
një vend që e ka pasur larg për shumë vite me radhë atë dhe të gjithë
jemi të lumtur që Shqipëria tani është në prag të kapërcimit të
kufirit të saj pa viza", u shpreh Rama.

Gjithashtu, kryebashkiaku Rama theksoi se Tirana është kthyer tashmë
në një kryeqytet modern evropian që zhvillohet dhe rritet çdo ditë e
më tepër. "E kemi kthyer Tiranën në një lokomotive që ka transformuar
tërisht mënyrën e të parit jo vetëm të vetvetes, por edhe të tërë
vendit", tha ai.

Mbajtja e këtij Samiti pritet të forcojë dhe thellojë më tej lidhjet
dhe bashkëpunimin mes qyteteve pjesëmarrëse, shkëmbime eksperiencash e
ide si dhe diskutimin e mënyrave të reja të suksesshme për zhvillim të
qëndrueshëm dhe prosperitet.

Temat kryesore që u diskutuan në këtë Samit lidhen me zhvillimin
urban, ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes komuniteteve të
biznesit të qyteteve anëtare të BALCINET dhe angazhimi i komunitetit
në parqet e hapësirës publike dhe rekreacionit.

Kryebashkiakët e qyteteve pjesmarrëse në Samit janë anëtarë të rrjetit
BALCINET, themeluar në vitin 2000, me nismën e kryebashkiakut të
Selanikut (Greqi) me pjesëmarrjen e 32 qyteteve anëtare nga 8 shtete
të Ballkanit, 8 prej të cilëve janë kryeqytetet e tyre. Nga Shqipëria
qytetet anëtare janë Tirana, Korça dhe Gjirokastra.

Rrjeti u krijua me qëllim vendosjen e miqësisë dhe bashkëpunimit mes
qyteteve në Ballkan, përmes zhvillimit të aktiviteteve dhe nismave të
përbashkëta në fusha të ndryshme si, ekonomi, mjedis, kulturë,
planifikim urban, transport, punësim, infrastrukturë, arsim, shëndeti,
energjia etj.

Me themelimin e rrjetit, çdo vit zhvillohen rregullisht samitet
ndërkombëtare me pjesëmarrjen e kryetareve të bashkive pjesmarrëse, ku
përcaktohen objektivat dhe prioritetet.

Publikuar: 24.09.2010 | 16:52
Lexuar: 569 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime