E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Barbaso, vlerëson se Evropa ka nevojë për një treg të përbashkët energjetik. Këto komente u bënë në këshillin e 8 ministrorë i cili u mbajt në Shkup.
Liberalizimi i tregut energjetik nė Maqedoni















Liberalizimi i tregut energjetik në Maqedoni, me siguri do të sjellë ndryshime në çmimin e energjisë elektrike në vend. Kështu vlerëson zëvendës drejtori i përgjithshëm i Komisionit Evropian për energjetikë Fabricio Barbaso.

Ai thotë se çmimi mund të rritet nëse në vend ka çmim të ulët të energjisë, i krijuar në mënyrë artificiale. Sipas tij çmimi i energjisë duhet të formohet në bazë të rregullave në treg.

Barbaso, vlerëson se Evropa ka nevojë për një treg të përbashkët energjetik. Këto komente u bënë në këshillin e 8 ministrorë i cili u mbajt në Shkup.

“Nëse keni çmime politike, të cilat nuk reflektojnë çmimin prodhues dhe çmimet në treg, atëherë duhet të lëvizni drejt tregut të liberalizuar, i cili nënkupton rritje të çmimeve për një periudhë. Por nëse çmimet i mbani të ulëta në mënyrë artificiale, pasojat do të jenë shumë të larta, nuk do të keni investimet, ndërsa çmimi do të jetë shumë më i lartë nga ato që janë në tregun e liberalizuar” tha Fabricio Barbaso, zëvendës drejtor i përgjithshëm i Komisionit Evropian për energjetikë.

Megjithatë Bashkësia energjetike e Evropës Juglindore, përshëndeti ndryshimet e ligjit për energjetikë. Ndërkohë ministri Besimi vlerësoi se ai është ligj evropian, i cili nuk favorizon asnjë kompani energjetike. “Ligji nuk bëhet për një kompani, por për gjithë sistemin, ndërsa parashikon edhe liberalizim të mëtejshëm të tregut, i cili është në interes të konsumatorëve.

Në anën tjetër duhet të sigurojmë ligj, i cili do të sigurojë vlerësim real të investimeve në këtë sektor” u shpreh ministri i ekonomisë Fatmir Besimi.

Versionin e parë të Propozim ligjit për energjetikë, Bashkësia Energjetike Evropiane, e kishte kritikuar për shkak se ai favorizonte kompaninë shtetërore energjetike ELEM. Ndërkohë propozimi i fundit, i cili duhet ta kalojë procedurën parlamentare i plotëson të gjitha kriteret e Komisionit Evropian. Nevzat Mamuti

Publikuar: 24.09.2010 | 17:25
Lexuar: 525 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime