Projekti përfshinë vendbanimet Trebosh, Pallaticë, Uzurmishtë të komunës së Zhelinës dhe vendbanimet Poroj dhe Xhepçisht të komunës së Tetovës. Njëkohësisht të ftuar do të jenë edhe të gjithë kryetarët e komunave te Rajonit Planor të Pollogut.
Komuna e Zhelinës njofton opinionin se me datë 27.09.2010 ( e hënë ) në ora 13 00 në lokalet e Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, në prani të Drejtorit të Byros për zhvillim regjional Xhemail Elmazi dhe Drejtorit të QZHRPP Adil Emini, do të bëhet nënshkrimi i Kontratës për bashkëpunim për projektin e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal në mes Komunës së Zhelinës e përfaqësuar nga kryetari Fatmir Izairi dhe Komunës së Tetovës e përfaqësuar nga kryetari Sadi Bexheti.
Projekti përfshinë vendbanimet Trebosh, Pallaticë, Uzurmishtë të komunës së Zhelinës dhe vendbanimet Poroj dhe Xhepçisht të komunës së Tetovës. Njëkohësisht të ftuar do të jenë edhe të gjithë kryetarët e komunave te Rajonit Planor të Pollogut.
Ky është projekt i parë ndërkomunal që nënshkruhet në mes dy Komunave të Rajonit Planor të Pollogut.
Pas nënshkrimit të Kontratës bashkërisht do të vizitojnë rrjedhën e punëve të projektit të lartpërmendur në f.Pallaticë te Xhamia e vjetër e fshatit.