E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndërkaq, një prezantim i punës shkencore dhe akademike të kandidatëve është paraqitur edhe nga udhëheqësit e komisioneve nëpër fakultete. Rektori Rugova tha se kandidatët për doktorë përfshijnë lëmi të veçanta të fushës, ku kanë kryer punimet e tyre të disertacionit.
UP pasurohet me 20 doktorė shkencash







Universiteti i Prishtinës (UP) ka shtuar numrin e doktorëve të shkencave. Njëzet kandidatë për doktorë shkencash janë promovuar të premten në një ceremoni solemne, të organizuar nga Rektorati i UP-së. Kandidatët janë prezantuar fillimisht nga rektori i UP-së, Mujë Rugova, për t’u përcjellë më pas me një biografi të hollësishme për secilin nga dekani i fakultetit, ku kandidati ka kryer studimet dhe punuar për të marrë këtë thirrje shkencore.

Ndërkaq, një prezantim i punës shkencore dhe akademike të kandidatëve është paraqitur edhe nga udhëheqësit e komisioneve nëpër fakultete. Rektori Rugova tha se kandidatët për doktorë përfshijnë lëmi të veçanta të fushës, ku kanë kryer punimet e tyre të disertacionit.

Në Fakultetin Juridik të premten doktorë shkence janë promovuar dy kandidatë, Filozofik dy kandidatë, nga Fakulteti i Shkencave Matematiko- Natyrore (FSHMN) po ashtu dy kandidatë, nga Fakulteti i Filologjisë gradën doktorë e kanë marrë dy kandidatë, Ekonomi dy kandidatë, të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të prezantuar për promovim kanë qenë dy kandidatë, që sipas komisionit të fakultetit, kanë plotësuar kushtet për t’iu gëzuar kësaj thirrje.

Ndërsa ka qenë Fakulteti i Mjekësisë me katër kandidatë dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës gjithashtu me katër kandidatë, që i kanë prirë listës së UP-së me numrin më të madh të të promovuarve në këtë gradë.

Publikuar: 24.09.2010 | 09:25
Lexuar: 626 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime