E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këta diplomatë i kanë thënë agjencisë Reuters në Bruksel, se Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare, tash janë të gatshme ta përfundojnë kufizimin me viza, pas rekomandimeve nga Komisioni Evropian, në muajin maj të këtij viti.
Kėtė vit BE i heq vizat pėr Shqipėrinė dhe Bosnjėn





Bashkimi Evropian, me gjasë, këtë vit do ta tërheq regjimin e vizave për udhëtarët nga Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina, duke i afruar këto vende për një hap kah integrimi evropian, thonë diplomatët.

Këta diplomatë i kanë thënë agjencisë Reuters në Bruksel, se Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare, tash janë të gatshme ta përfundojnë kufizimin me viza, pas rekomandimeve nga Komisioni Evropian, në muajin maj të këtij viti.

“Më nuk ka nevojë për shtyrje të mëtejshme”, tha Tanja Fajon, nga Sllovenia, e cila e mikëqyr çështjen e vizave në Parlamentin Evropian.

Sipas saj, grupet kryesore politike në PE pritet që ta mbështesin tërheqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën, në sesionin e tetorit.

“Komisioni Evropian po punon për t’i bindur vendet që ende hezitojnë”, ta mbështesin tërheqjen e regjimit të vizave për këto dy vende, tha një diplomat i BE-së, për të shtuar se “pres që në nëntor do ta kemi një marrëveshje” për këtë çështje.

Publikuar: 24.09.2010 | 18:47
Lexuar: 457 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime