Sipas agjendës që tani më është e njohur për të gjithë pjesëmarrësit ku janë të paraparë edhe pjesa kulturo sportive si marshuta nga Qendra turistike Kodra e Diellit deri në Sidol, ecja deri në Sidol, Tur me biçikletë Kodra e Diellit Sidol, vizita e bukurive të Malit Sharr, garat sportive tradicionale (popullore).
Në Kodrën e Diellit për herë të dytë organizohet manifestimi kulturo-sportiv
Shaban SINANI
Për ta shndërruar Malin Sharr në një destinacion atraktiv për turistët, vitin e kaluar është realizuar projekti Dialogët e Sharrit. Ky projekt do të vazhdojë të realizohet dhe këtë vit dhe në vitet e ardhshme derisa Sharri të bëhet vend joshës për shumë turistë. Me 2 Tetor, me rastin e Ditës së Turizmit 27 Shtatori nën patronazhin e Ministrit të Ekonomisë Fatmir Besimit organizohet konferenca e dytë me radhë Dialogët e Sharrit 2010 që kësaj radhe do të mbahet me temë Tradita, Natyra, Turizmi .
Vitin e kaluar u mbajt manifestimi i parë Dialogët e Sharrit ku temë qendrore në konferencë ishte turizmi, potenciali turistik , animimi i potencialeve dhe promovimi i potencialeve turistike në regjionin e Malit Sharr. Prej asaj konferencës së vjetme dolën disa konkluzione të cilat sivjet u materializuan në një studim ose strategji për zhvillimin e turizmit në regjionin e Malit Sharr.
Vjet manifestimi në esencë ishte i përbërë prej disa manifestimeve siç ishte konferenca vetë, ekspozita e potencialeve turistike tha koordinatori për organizimin e këtij manifestimi Shauket Hazari përndryshe Këshilltar Shtetëror për Turizëm në Ministrin e Ekonomisë
Në këtë konferencë të dytë që ka të bëjë me Malin Sharr dhe potencialin turistik prite të marrin pjesë përfaqësues të ministrive, kryetar të komunave nga regjioni i pollogut, përfaqësues të shoqatave të ndryshme dhe përfaqësues të korit diplomatik.. Këtë e pohoi edhe koordinatori për organizmin e këtij manifestimi Shauket Hazari: Manifestimi ka një karakter pak më të gjerë, d.m.th është metodologjia e punës është e njëjtë si ajo në vitin e kaluar.
Janë të ftuar të gjitha përfaqësuesit e ministrive të ndryshme të qeverisë që kanë të bëjnë me Malin Sharr dhe potenciali turistik si dhe zhvillimin rajonal të Malit Sharr, si Ministria e Ekologjisë, Ministria e Pushtetit Lokal dhe disa ministri tjera. Gjithashtu janë të ftuara edhe përfaqësues të koreve diplomatike.
Pas këtyre vinë edhe donatorët e ndryshëm si USAID, GTZ, UNDP e tjerë. Ky organizim bëhet edhe me përkrahjen e pushteteve lokale që do të thotë se janë të ftuar gjithashtu edhe kryetarët e komunave të këtij rajoni të pollogut si dhe Qendra për Zhvillimin Rajonal të regjionit të Pollogut. Me që kjo u është dedikuar Shoqatave të ndryshme malore që do të thotë se edhe përfaqësues të tyre nga rajoni i pollogut do të jenë pjesëmarrës, si dhe përfaqësues të ndryshëm që janë të involvuar direkt ose aktor të lëmisë së turizmit
Sipas agjendës që tani më është e njohur për të gjithë pjesëmarrësit ku janë të paraparë edhe pjesa kulturo sportive si marshuta nga Qendra turistike Kodra e Diellit deri në Sidol, ecja deri në Sidol, Tur me biçikletë Kodra e Diellit Sidol, vizita e bukurive të Malit Sharr, garat sportive tradicionale (popullore). Për më të mirët në garat sportive organizatorët parashohin edhe shpërblime si dhe një drek me ushqim tradicional të përgatitur nga banorët e rajonit të Malit Sharr
Organizator teknik i këtij manifestimi kulturo-sportive Dialogët e Sharrit janë USHT-ja dhe UEJL-ja në bashkëpunim me Shoqatën e mësuesve të fiskullturës dhe të gjitha shoqatave malore që veprojnë në këtë rajon.