E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në pyetjen nëse liberalizimi i mëtutjeshëm i tregut energjetik do të mundësojë rritje ose ulje të çmimit të energjisë elektrike, Barbaso u përgjigj se në Komisionin Evropian janë të bindur se liberalizimi i tregut dhe rritja e konkurrencës do t'i sjellë çmimet në nivel, i cili do të jetë i pranueshëm për konsumatorët.
Ukraina nė Shkup u inkuadrua drejt Komunitetit energjetik










Ukraina sot në kuadër të Mbledhjes së tetë të Këshillit ministror të Komunitetit energjetik në Shkup, me të cilin kryeson ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi, nënshkroi protokoll për qasje drejt Komunitetit energjetik (KE). Ukraina pikërisht në mbledhjen e Këshillit ministror në Shkup në nëntor të vitit 2006 u bë vendi përparues dhe e filloi procedurën për anëtarësim në BE.

Protokollin e nënshkroi ministri ukrainas për Gaz dhe Energji, Jurij Bojko dhe ministri Besimi, në cilësi të kryesuesit me Komunitetin enrgjetik.

Inkuadrimi i Ukrainës drejt BE-së është miratuar në Këshillin e 7-të ministror në Zagreb në dhjetor të vitit 2009 dhe është kushtëzuar me miratimin e ligjit të ri për gaz që u bë në korrik të këtij viti. Paraprakisht më 1 maj të këtij viti edhe Moldavia nënshkroi protokoll për qasjen drejt KE-së, ndërsa në mbledhjen në Shkup pritet edhe Armenia, krahas Turqisë, Norvegjisë dhe Gjeorgjisë të marrë status të vëzhguesit në KE.

"Ukraina si vend kontraktues do ta përforcojë KE-në dhe do të ndihmojë në vendosjen e tregut energjetik dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit. Inkuadrimi i Ukrainës është kontribut i madh për këtë proces që konsolidohet me thellimin e politikave dhe zgjerimin e kufijve të bashkëpunimit", tha ministri Besimi pas nënshkrimit të protokollit.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm për energji në Komisionin evropian, Fabricio Barbaso theksoi se nënshkrimi i protokollit e afron Ukrainën deri te Bashkimi Evropian.

"Protokolli e tregon angazhimin e Ukrainës që të fillojë bashkëpunim me vendet fqinje. Jjam i sigurt se procedura për ratifikimin e protokollit do të përfundojë pa kurrfarë vonese dhe se Ukraina shumë shpejt do të bëhet anëtare e plotëfuqishme e Komunitetit energjetik. Pas qasjes do të vazhdojmë të kemi vëmendje në reformat në Ukrainë, sepse qasja duhet të përcillet me reforma të atilla, të cilat do të ndihmojnë që të krijohet sektor transparent, efikas dhe sektor i mirë energjetik, që është qenësore për tërheqjen e investimeve të reja dhe fondeve ndërkombëtare", tha Barbaso.

Ai theksoi se Ukraina është vend kyç tranzit për bartje të gazit natyror deri te vendet e Bashkimit Evropian për shkak së cilës, siç tha, Komisioni Evropian është i interesuar për modernizimin dhe mbindërtimin e sistemit ukrainas për tranzit të gazit.

"Konsiderojmë se me qasjen e Ukrainës drejt KE-së, dukshëm do të zvogëlohet siguria e furnizimit me energjinë për qytetarët e BE-së", tha Barbaso.

Ministri ukrainas Bojko tha se inkuadrimi drejt KE-së për Ukrainën do të thotë shumë dhe se vendi do të tentojë të jetë partner i sigurt i KE-së edhe në të ardhmen.

"Ukraina ka potenciale të mëdha energjetike, kemi 15 centrale bërthamore dhe më shumë se një miliard metra kub bartje të gazit rus. Do të bëjmë shumë që të jemi partner i sigurt në të gjitha sektoret energjetike, ndërsa do të vazhdojmë edhe me miratimin e ligjeve të tjera të domosdoshme nga fusha e energjetikës, duke i shfrytëzuar direktivat e KE-së, tha Bojko.

Ai theksoi se marrja e anëtarësimit të plotëfuqishëm në KE është pjesë e rëndësishme nga politika në Ukrainë dhe se për kompanitë ukrainase kjo do të thotë mbështetje nga institucionet e rëndësishme evropiane.

"Tregu ynë për energji elektrike dhe gaz do të jetë i hapur për kompanitë evropiane. Ne jemi të gatshëm të kryejmë eksport të energjisë elektrike dhe gazit që do të thotë politikë e hapur dhe më efikase energjetike", tha Bojko.

I pyetur nëse me ligjin e ri për energjetikë në Maqedoni mbrohet ndonjë kompani energjetike në llogari të të tjerave, drejtori i Sekretariatit për KE, Sllavço Najkov tha se paradokohe KE-ja ka dhënë vlerësim pozitiv ndaj propozimit, i cili është në procedurë kuvendore dhe për të cilin shpreson se së shpejti do të miratohet.

"Nga përmbajtja që e pamë mendojmë se ligji për energjetikë do të jetë mjaft i mirë", tha Nejkov.

Ministri Besimi, theksoi se ligji nuk është bërë për një kompani, por për mbarë sistemin enrgjetik.

"Ligji i ri parashikon liberalizim të mëtutjeshëm të tregut, i cili është në interes të konsumatorëve, ndërsa me të, gjithashtu, rritet edhe roli dhe pavarësia e Komisionit rregullator të energjetikës, i cili ka funksion të rëndësishëm në mbrojtjen e konsumatorëve", tha Besimi.

Në pyetjen nëse liberalizimi i mëtutjeshëm i tregut energjetik do të mundësojë rritje ose ulje të çmimit të energjisë elektrike, Barbaso u përgjigj se në Komisionin Evropian janë të bindur se liberalizimi i tregut dhe rritja e konkurrencës do t'i sjellë çmimet në nivel, i cili do të jetë i pranueshëm për konsumatorët.

Sipas tij, krijimi i tregut artificial është në dëm të investitorëve, ndërsa në mënyrë afatmesme dhe afatgjate në dëm të ekonomisë së përgjithshme.

Kontrata për themelimin e KE-së është nënshkruar më 25 tetor të vitit 2005 në Athinë, ndërsa ka hyrë në fuqi më 1 korrik të vitit 2006. Me këtë jepet kornizë për tregun energjetik në Evropën Juglindore. Në KE anëtare të plotëfuqishme janë Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hhercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Serbia dhe Moldavia.

Publikuar: 25.09.2010 | 08:32
Lexuar: 225 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime