E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Janë të prekur emri ynë, e drejta e vetidentidikimit dhe dinjiteti njerëzor. Bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë të kultivojmë marrëdhënie të afërta dhe miqësore me Greqinë fiqnje, me popullin e saj. Zgjidhje mund të gjendet vetëm në kuadër të Kombeve të bashkuara, rezolutës, të drejtës ndërkombëtare dhe parimeve, në të cilat prehet e drejta ndërkombëtare", theksoi presidenti i Maqedonisë.
Ivanov: Greqia nuk i plotėson detyrimet nga Marrėveshja e pėrkohshme




Maqedonia ende pret para dyerve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s për shkak të aktiviteteve të Greqisë, të cilat janë në kundërshtim me Marrëveshjen e përkohshme të vitit 1995, theksoi presidenti Gjorge Ivanov mbrëmë në Nju-Jork në fjalimin e Mbledhjes së 65-të të Asamblesë së përgjithshme të KB-së.

"Do të doja t'ju përkujtoj se para 15 vjetëve, pikërsiht në Nju-Jork, është nënshkruar marrëveshja e përkohshme me fqiun tonë jugor. Atëherë Greqia u detyrua të mos e pengojë anëtarësimin e vendit tim në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe integrimin e saj. Edhe krahas kësaj, duhet ta përmend faktin se vendi im ende pret para dyerve të këtyre dy organizatave për shkak të hapave të fqiut tonë jugor, që janë në kundërshtim me obligimet e ndërmarra me marrëveshjen e përkohshme të vitit 1995", tha Ivanovi.

Ivanov theksoi se vendi është i përkushtuar drejt gjetjes së zgjidhjes së përbashkët të pranueshme të problemit me emrin në kuadër të KB-së.

"Janë të prekur emri ynë, e drejta e vetidentidikimit dhe dinjiteti njerëzor. Bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë të kultivojmë marrëdhënie të afërta dhe miqësore me Greqinë fiqnje, me popullin e saj. Zgjidhje mund të gjendet vetëm në kuadër të Kombeve të bashkuara, rezolutës, të drejtës ndërkombëtare dhe parimeve, në të cilat prehet e drejta ndërkombëtare", theksoi presidenti i Maqedonisë.

Sipas tij, gjetja e zgjidhjes për emrin do të jetë hap i madh si për Maqedoninë, ashtu edhe për plotësimin e vizioneve të përbashkëta në mbarë rajonin.

Ivanovi theksoi se të gjitha kapacitetet e shtetit janë të orientuara drejt plotësimit të qëllimeve strategjike - pranimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe se qytetarët e Maqedonisë meritojnë t'i ndjejnë beneficionet e pranimit në këto organizata.

"Republika e Maqedonisë dhe qytetarët e saj meritojnë t'i gëzojnë përfitimet nga anëtarësimi në NATO dhe të fillojnë bisedime për afrimin drejt BE-së", tha Ivanovi.

Në fjalimin në Asamblenë e përgjithshme të KB-së, ai përkujtoi se të enjten është takuar me kryeministrin grek Jorgos Papandreu dhe se takimi ka qenë në drejtim të ndërtimit të mirëbesimit dhe mirëkuptimit reciprok.

Publikuar: 25.09.2010 | 14:14
Lexuar: 191 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime