Kjo duhet të jetë vazhdim i valës së protestave, të cilat këtë verë dhe nga fillimi i vjeshtës i tronditën Greqinë, Francën, Rumaninë, Britaninë, ndërsa diçka më herët edhe Spanjën, Portugalinë, Italinë, Çekinë dhe Gjermaninë.
Në shumë vende evropiane sindikatat e mbështeten nismën që të mbahet grevë mbarëevropiane, si përgjigje e masave të ashpra të kursimit, të cilat qeveritë janë detyruar t'i ndërmarrin që t'i zbusin pasojat nga kriza e rëndë ekonomike.
Në shenjë të solidaritetit të ndërsjellë për më 29 nëntor është caktuar grevë mbarëevropiane, në të cilin sipas paralajmërimeve do të marrin pjesë sindikata nga shumë vende të "kontinentit të vjetër".
Kjo duhet të jetë vazhdim i valës së protestave, të cilat këtë verë dhe nga fillimi i vjeshtës i tronditën Greqinë, Francën, Rumaninë, Britaninë, ndërsa diçka më herët edhe Spanjën, Portugalinë, Italinë, Çekinë dhe Gjermaninë.
Vala vjeshtore e grevës konfirmon se shumë vende edhe krahas shenjave fillestare të rikuperimit, ende nuk kanë dalë nga kriza ekonomike, sidomos ato të cilat u përballen me recesion. Një numër i madh i qeverive për shkak të kësaj vendosin masa rigoroze të kursimit - ulje të rrogave, largim të punonjësve në sektorin publik, zhvendosje të kufirit të moshës për shkuarje në pension, që shkaktoi pakënaqësi të madhe.
Nga fundi i këtij muaji dhe fillimit të muajit të ardhshëm, protesta paralajmërohen në Britaninë e Madhe, Greqi, Francë, Lituani, Rumani, Slloveni dhe në vende të tjera.