Për këtë qëllim ministri Bujar Osmani në mbledhjen e radhës së Qeverisë, do të propozojë që ministrisë së tij ti kalojnë 5 % e tatimit të cilin paguajnë shoferët për sigurimin e automjeteve dhe 5% të akcizës për pijet alkoolike.
Për shkak të rritjes së numrit të aksidenteve dhe helmimeve nga konsumimi i alkoolit, Ministria e Shëndetësisë kërkon rritje të buxhetit për klinikat.
Për këtë qëllim ministri Bujar Osmani në mbledhjen e radhës së Qeverisë, do të propozojë që ministrisë së tij ti kalojnë 5 % e tatimit të cilin paguajnë shoferët për sigurimin e automjeteve dhe 5% të akcizës për pijet alkoolike.
"Do t'i propozojmë Qeverisë që 5 % nga shuma e përgjithshme të cilët e mbledhin kompanitë e sigurimit për sigurimin e veturave të ndahen për shëndetësi, pasi llogaritë tona thonë se diku rreth 160 milion denarë në vit ne shpenzojmë për trajtimin e aksidenteve të trafikut.
Tatimi i këtyre prodhimeve do të ndikojë në limitimin e konsumimit të tepërt të alkoolit që është në favor të shëndetit të pacientëve pasi interesi jonë është mbrojtja dhe avancimi i shëndetit të qytetarëve", theksoi për Alsat-M ministri i i Shëndetësisë, Bujar Osmani.
Ministri vlerëson se pas uljes së shkallës së kontributeve shëndetësore nga 9.2 % në 7.5 % buxheti i institucioneve mjekësore në vend është ulur dhe se kjo nismë do të ndihmojë në rritjen e fondeve.
Nevzat Mamuti Alsat-M