Qeveria nuk ka larguar njerëz nga puna, por përkundrazi ka punësuar afërsisht 1.000 shqiptarë në administratë për një periudhë gjashtë mujore sa është BDI pjesë e koalicionit qeveritar, deklaroi Duraku.
Duam të sqarojmë se akuza e PDSH-së ndaj qeverisë, kinse BDI-ja ka larguar 500 shqiptarë nga puna është absolutisht e pavërtetë, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Shefik Duraku.
Zëdhënësi Duraku poashtu tha se dhe duam të sqarojmë se ka pas disa persona të cilët kanë qenë të keqpërdorur nga Qeveria e kaluar, ose më saktë nga Partia Demokratike Shqiptare, e cila ka bërë një keqpërdorim me ata njerëz, që i ka punësuar në prag të zgjedhjeve me kontrata në vepër dhe në momentin që atyre u kanë përfunduar kontratat e punës, është normale se ata nuk janë në marrëdhënie pune.
Duam të sqarojmë se qeveria e tanishme nuk bën punësime dhe keqpërdorime, mu për këtë ne edhe kemi stopuar konkursin e fundit që ishte i shpallur për shkak që mos bie në desh me ligjin dhe nuk duam të bëjmë keqpërdorime siç kanë bërë ata. Andej duam të sqarojmë se Qeveria nuk ka larguar njerëz nga puna, por përkundrazi ka punësuar afërsisht 1.000 shqiptarë në administratë për një periudhë gjashtë mujore sa është BDI pjesë e koalicionit qeveritar, theksoi Duraku.