Në video Merz shpërthen në të qeshura, teksa flet për importin e mishit në konservuar. Ai filloi pikërisht në momentin kur po përdorte një lumë fjalësh të pakuptueshme që i përkisnin gjuhës burokratike.
Admir Qose
Ministri zviceran i financave është bërë i famshëm në faqen e internetit YouTube, pas shpërthimit në të qeshura, gjatë një fjalimi në parlament.
Fjalimi i Hans Rudolf Merz-it është shikuar ka publiku më shumë se 300 mijë herë në YouTube dhe faqe të tjera interneti.
Në video Merz shpërthen në të qeshura, teksa flet për importin e mishit në konservuar. Ai filloi pikërisht në momentin kur po përdorte një lumë fjalësh të pakuptueshme që i përkisnin gjuhës burokratike.
Fjalimi shkaktoi të qeshura të mëdha edhe në sallë, dhe ministrat dhe deputetët, edhe pse kishin për ta bombarduar me pyetje, nisën ta duartrokisnin.
Fjalimi i tij ka bërë që tani, firma e mishit të konservuar, ose proshutës së tharë, të reklamojë produktet e saj me parullën: Kurrë të mos e humbasim sensin e humorit.