E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte afirmimi dhe bashkimi i të gjithë fëmijëve pa dallim etnie. Komuna e Haraçinës merrte pjesë për herë të dytë, me 20 vajza dhe 20 djem
“Vrapojmė pėr paqe dhe mirėkuptim tė ndėrsjellė”




1500 nxënës nga shkollat fillore të komunës së Haraçinës, Gazi
Babës dhe Petrovecit ishin sot pjesëmarrës të aktiviteteve sportive
rekreative, me moton “Vrapojmë për paqe dhe mirëkuptim të ndërsjellë”.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte afirmimi dhe bashkimi i të gjithë
fëmijëve pa dallim etnie. Komuna e Haraçinës merrte pjesë për herë të
dytë, me 20 vajza dhe 20 djem.

Kryetari i Komunës së Haraçinës Bastri Bajrami, shprehi
knaqësinë që për së dyti herë edhe fëmijët e shkollës fillore “Gjergj
Kastrioti Skënderbeu”-Haraçinë ishin pjesëmarrës në këtë manifestim. Ai në fjalimin përshëndetës para të pranishmëve theksoi:” Ky është
manifestim madhështor, ku gërshetohen vlerat e paqes, tolerancës dhe
mirkuptimit me sportin, fëmijët dhe shëndetin. Si përherë ashtu dhe
kësaj here, Komuna e Haraçinës do mbes besnike vlerave të cilët
sjellin progres në shoqërinë tonë.

Ai më tej shtoi se: “Sot në mënyrë simbolike duke vrapuar në
emër të Paqës, të gjithë, do ta pasqyrojmë atë që e besojmë. Që të mos
mbes kjo ditë e vetme të cilën ja kushtojmë paqës, un nga ky vend dua
ta jap mesazhin që: Nga sot e tutje, të gjithë ne, të mundohemi ç’do
ditë ta bëjmë ditë të paqës, mirkuptimit dhe tolerances!

Ky lloj aktiviteti mbahet prej tre vjetësh me radhë, tashmë në
Maqedoni, pas garës, fëmijët iu gëzuan edhe një sërë aktiviteteve të
tjera sportive dhe muzikore.
Vrapojmë për paqe dhe mirëkuptim të ndërsjellë
Vrapojmë për paqe dhe mirëkuptim të ndërsjellë

Publikuar: 26.09.2010 | 00:49
Lexuar: 636 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime